LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Gjilan

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë si pasojë e plagëve që ka marrë nga therja me thikë, në fshatin Dobërçan të Gjilanit.

Prokuroria njofton se lidhur me rastin, kanë ndaluar të dyshuarin D.T, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, motivi i së cilës ende nuk dihet.

“Dyshohet se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh”, bëhet e ditur në njoftim.


Mes tjerash, në komunikatë theksohet se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Nga therja me thikë vdes një person në Dobërçan të Gjilanit
Lexo po ashtu Nga therja me thikë vdes një person në Dobërçan të Gjilanit

Ndryshe, të shtunën, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan, Valon Osmani kishte konfirmuar rastin për Telegrafin.

“Me datën 16.12.2023 rreth orës 21:00 kemi pranuar informacion se një person nga fshati Dobërçan është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë. Viktima nuk ka arritur t’iu përballojë plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë Osmani.

“Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë zëdhënësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori