Nga ora 17.00 për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta është ndaluar komunikacioni për automjetet e peshave të rënda në rrugën Strugë - vendkalimin kufitar Qafë Thanë, thonë nga LAMM.

Për llojet e tjera të automjeteve, rekomandohet bartja e pajisjeve dimërore në automjete dhe përdorimin e tyre nëse e kërkojnë kushtet e rrugës.


Nga ora 10:00 ndalesë të komunikacionit ka edhe në rrugën Gostivar - Kërçovë përmes kalimit malor Strazhë./Telegrafi/