Ndalohet futja e mallrave të kontrabanduara në Aeroportin e Prishtinës me vlerë mbi 3 mijë euro

Në aeroportin “Adem Jashari”, gjatë kontrolleve rutinore, është zbuluar një rast i tentativës për të futur mallra të padeklaruara në vlerë prej 3,264 euroi.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli janë selektuar për kontroll pas vëzhgimit dhe analizës së rrezikut nga ana e zyrtarëve doganorë.
“Gjatë kontrollit nëpërmjet skanerit dhe inspektimit fizik të bagazheve, janë zbuluar mallra të padeklaruara si: Produkte kozmetike, ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme, ngjitëse/stikera me mbishkrime komerciale, mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe ka filluar procedura kundërvajtësve. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se detyrimi për deklarimin e mallrave është i përcaktuar me ligj. Mosdeklarimi i mallrave përbën shkelje dhe mund të rezultojë me gjoba dhe konfiskim te produkteve”, thuhet në postim. /Telegrafi/



















































