LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet fotografimi: Turistët të shijojnë bukuritë, askush mos të xhelozojë në rrjetet sociale (Video)

Ndalohet fotografimi: Turistët të shijojnë bukuritë, askush mos të xhelozojë në rrjetet sociale (Video)

Peter Nicolay është kryetari i fshatit turistik Bergun në Zvicër, ku vizitorëve iu ndalohet të fotografojnë.

Atyre u kërkohet të shikojnë nga afër bukuritë e këtij vendi, pa shkrepur imazhe të cilat do t’i postojnë në rrjetin social, transmeton Telegrafi.


“Pasi të shpërndani fotografitë e peizazheve tona piktoreske, miqtë tuaj to të xhelozojnë që nuk janë këtu. Ata nuk do të ndjehen mirë”, ka thënë Nicolay lidhur me rastin.

Megjithatë, ka leje speciale për vizitorët që duan me çdo kusht të bëjnë fotografi, ndërsa ata që e thyejnë ligjin nuk ndiqen penalisht.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky vend malor, që janë me të vërtetë përrallore. /Telegrafi/