LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen telefonat në shkollat e Shqipërisë, do të lejohen vetëm për nxënësit me arsye shëndetësore

Ndalohen telefonat në shkollat e Shqipërisë, do të lejohen vetëm për nxënësit me arsye shëndetësore

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit të viti 2018, i cili kërkonte dorëzimin e celularëve në klasë dhe nisjes së procesit mësimor pa to është pasuar nga një tjetër udhëzim për këtë vit të ri shkollor. Sipas udhëzimit të fundit nuk do të lejohet marrja e aparateve celular në institucionet shkollore me përjashtim të rasteve të veçanta

Të gjithë prindërit janë njoftuar që nxënësit duhet të paraqiten në shkollë këtë vit pa celular në të kundërt nëse konstatohen me telefon në ambientet e brendshme të shkollës aparati do të dorëzohet në drejtori dhe do t’i kthehet nxënësit në fund të vitit shkollor.

”Shumë keq ndikon, bie zi nuk e kanë mendjen fëmijët, e kanë mendjen tek celulari,” thotë një qytetar.


”Një nxënës që mbaron gjimnazin duke punuar me celular nuk është i aftë të dal nesër në terren se terreni është ndryshe nga celulari”, thotë një qytetar tjetër.

”Unë në shkollë nuk kam pasur celular dhe nuk ka qenë problem shumë i madh, po të mos bëhet shumë dramatike nga familja apo rrethi shoqëror nuk mendoj se do të jetë ndonjë problem shumë i madh të jesh pa telefon,” shprehet një qytetare.

Sipas udhëzimit të fundit do të lejohen të marrin telefonat me vete vetëm ata nxënës që kanë arsye shëndetësore. Përpjekja për mospërdorimin e celularëve në shkollë ka rezultuar e pasuksesshme në vitet e mëparshme.

Të ndodhur përballë një ngërçi të tillë Ministria e Arsimit ka nxjerrë udhëzimin e ri për mos lejimin e aparateve celular në ambientet e shkollës, duke mos e lënë më në ndërgjegjen apo dëshirën e vetë nxënësve për të dorëzuar apo jo celularët në nisje të mësimit.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori