LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet, thotë Hamasi

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet, thotë Hamasi

Ndalimi i përkohshëm i luftës nuk do të mjaftonte për të liruar më shumë se 100 pengje që Izraeli thotë se janë ende në Gaza, ka thënë një zyrtar i Hamasit.

Lufta Izrael-Hamas ka dëbuar tashmë rreth 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre, duke rrafshuar pjesën veriore të territorit dhe ka rritur frikën se një fat i ngjashëm po e pret jugun ndërsa po zgjerohet ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.

Por, një zyrtar i Hamasit tha dje se një “ndërprerje e pjesshme ose e përkohshme e agresionit” nuk do të mjaftonte për të liruar pengjet e mbetura, raporton skynews.


Izraeli pranon se ka sulmuar një kamp të refugjatëve në Gazë, por nuk kërkon falje
Lexo po ashtu Izraeli pranon se ka sulmuar një kamp të refugjatëve në Gazë, por nuk kërkon falje

Më shumë se 20 mijë palestinezë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve të vdekur.

Rreth 1200 izraelitë u vranë pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor ndërsa rreth 240 njerëz janë marrë peng.

Ndryshe, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë njoftuar sot se ka zgjeruar operacionet e tyre edhe në jug të Rripit të Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori