LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i ofrimit të sigurisë, Haxholli publikon fakte tjera të keqtrajtimit nga MUP-i serb

Ndalimi i ofrimit të sigurisë, Haxholli publikon fakte tjera të keqtrajtimit nga MUP-i serb

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka vazhduar me akuzat ndaj Serbisë duke e quajtur atë përgjegjëse për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka listuar disa fakte ku pretendon se ka kryer shkelje shteti serb.


“1. Deri tani, Serbia nuk ka kthyer asnjë përgjigjeje në nivel të zyrtarëve ndërlidhës, në kërkesë nga Zyra Ndërlidhëse e RKS, se pse është ndërprerë praktika e ofrimit të sigurisë. Le ta publikojnë përgjigjen nëse e kanë!

2. Duke ditur që institucionet e këtij vendi mund të mos kenë nivel të lartë të koordinimit, e kam shfrytëzuar këtë hendek, dhe këtë shqetësim e kam shtruar edhe përmes rrugëve operative, më saktësisht përmes zyrtarëve që janë marrë me komunikimin ndërlidhës për çështje të sigurisë.

3. Përgjigjja e organeve policore serbe, më saktësisht e të ngarkuarit serb për njësinë e cila ofron siguri, me iniciale J.O. ka qenë që për këtë mos ofrim të sigurisë, t’i drejtohemi Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë. Këtë përgjigjeje zyrtare dhe me shkrim nga J. O. përmes zyrtarëve të sigurisë, e kam të ruajtur si dëshmi për këtë ditë, për këtë deklaratë të rrejshme të MUP-it serb dhe sipas nevojës do ta ndaj me institucionet përkatëse”, ka shkruar ai.

Alarmon Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Haxholli: Serbia ka ndaluar të më ofroj siguri fizike
Lexo po ashtu Alarmon Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Haxholli: Serbia ka ndaluar të më ofroj siguri fizike

Haxholli ka shtuar se mungesa e sigurisë e ka ekspozuar atë ndaj rrezikut, duke përmendur kalimin e përditshëm pranë muraleve që ideojnë luftërat dhe duke theksuar ekzistencën e grupeve ekstreme në vend.

Në fund Haxholli ka bërë thirrje për veprim konkret nga Serbia, duke kërkuar që kjo e fundit të zbatojë obligimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit, përfshirë privilegjet diplomatike dhe konsullore, dhe të përgatitet për një të ardhme ku ambasada e Kosovës do të ngrihet në Beograd.

Postimi i plotë:

Sipas mediumeve serbe, atij “Danas”, MPB në Serbi, në tendencë për të më përgënjështruar, paska deklaruar se gjoja unë paskam pasur mbulueshmëri 24/7 statike dhe mobile gjatë gjithë kohës.

Duke e njohur mendësinë politike, diplomatike dhe atë operative, të devijimit të fakteve të zyrtarëve serb, unë asgjë nuk ia kam lënë rastit! E njoh mirë Serbinë zyrtare!

E them me siguri të plotë, 100%, se Serbia ka shkelur marrëveshjën e Brukselit dhe dëshmitë faktike janë me sa vijon:

1. Deri tani, Serbia nuk ka kthyer asnjë përgjigjeje në nivel të zyrtarëve ndërlidhës, në kërkesë nga Zyra Ndërlidhëse e RKS, se pse është ndërprerë praktika e ofrimit të sigurisë. Le ta publikojnë përgjigjejen nëse e kanë!
2. Duke ditur që institucionet e këtij vendi mund të mos kenë nivel të lartë të koordinimit, e kam shfrytëzuar këtë hendek, dhe këtë shqetësim e kam shtruar edhe përmes rrugëve operative, më saktësisht përmes zyrtarëve që janë marrë me komunikimin ndërlidhës për çështje të sigurisë.
3. Përgjigjeja e organeve policore serbe, më saktësisht e të ngarkuarit serb për njësinë e cila ofron siguri, me iniciale J.O. ka qenë që për këtë mos ofrim të sigurisë, t’i drejtohemi Zyrës
Ndërlidhëse të Serbisë. Këtë përgjigjeje zyrtare dhe me shkrim nga J. O. përmes zyrtarëve të sigurisë, e kam të ruajtur si dëshmi për këtë ditë, për këtë deklaratë të rrejshme të MUP-it serb dhe sipas nevojës do ta ndaj me institucionet përkatëse.

Rrjedhimisht në këtë situatë të re, ku MUP-i serb gënjen hapur publikun dhe mediat në Serbi, sikurse gënjen edhe palët tjera relevante, më duhet të konkludoj me sa vijon:
Kjo është një deklaratë e rrezikshme, me potencial kërënues, nga një Ministri e cila udhëhiqet nga një Ministër, dikur ish ministër i mbrojtjes, i cili ka marrë vendime për klasifikim të dosjeve kriminale të krimeve të ushtarëve dhe paramiliatrëve serb gjatë luftës në Kosovë.

MUP-i serb ka mundësi dhe le t’ja dëshmoj mediave të tyre, meqë ka kamera pranë dhe në hyrje të ndërtesës ku unë banoj, se a kanë ofruar siguri statike dhe mobile në dy muajt e fundit. Nuk ka shans, dhe për këtë unë duke e kaluar çdo ditë pranë muraleve që idolizojnë luftërat kriminale, dhe duke ditur për dhjetëra grupe ekstreme, kam bërë pak ose aspak gjumë!

Dhe për fund, është koha e fundit që Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, t’i paijsë zyrtarët e RKS me kartela diplomatike, që dëshmojnë lirimin nga taksat siç parashihet me marrëveshje të Brukselit, dhe të mos zhvasë më asnjë ditë paratë e Zyrës Ndërlidhëse të RKS-së, si dhe t’i riimbursoj 150 – 200 mijë euro dëmtim financiar të Zyrës Ndërlidhëse të RKS, për periudhën që kur janë themeluar Zyrat Ndërlidhëse respektive.

Pra Serbia le t’i zbatojë obligimet që i ka nënshkruar, dhe të cilat nuk janë asgjë më shumë apo më pak se privilegje diplomatike dhe konsullore, me një emër tjetër. Dhe herët a vonë, të bëhet gati për Ambasadën e Republikës së Kosovës në Beograd, Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori