Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan Lil Poppa

Lil Poppa, një reper i njohur nga Jacksonville, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, vetëm pak ditë pasi publikoi një këngë të re.
Artisti – i lindur me emrin Janarious Mykel Wheeler – u shpall i vdekur të mërkurën, ka bërë të ditur Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Georgia për TMZ.
Shkaku i vdekjes së yllit të hip-hopit ende nuk është bërë publik.

Të premten, reperi kishte publikuar këngën e re të titulluar “Out Of Town Bae”, ndërsa videoklipin e kishte shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram.
Lil Poppa u bë i njohur falë këngës së pëlqyer nga fansat, “Love & War”.
Ai ishte planifikuar të performonte në New Orleans gjatë muajit mars.

Artisti i hip-hopit ishte i kontraktuar me Collective Music Group, label-i i themeluar nga Yo Gotti.
Ndër hitet e tij të tjera përfshihen “Mind Over Matter” dhe “HAPPY TEARS”.
Albumi i tij më i fundit, “Almost Normal Again”, u publikua në gusht të vitit 2025.






























































