Artisti shumëdimensional, instrumentisti, dirigjenti, krijuesi popullor, “Paganini i çiftelisë shqiptare”, Ndue Shyti është ndarë sot nga jeta në moshën 83 vjeçare.
I nderuar me titullin “Artisti i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” , Ndue Shyti u cilësua edhe si “Mbret i çiftelisë”, përmes së cilës prodhoi deri edhe në simfoni, duke dhuruar tinguj kaq të harmonishëm e magjik, prej drurit dhe telave, apo edhe fyejve.
Ndue Shyti ka lindur më 10 shtator 1934, në fshatin Gojan i Madh të rrethit të Pukës.
Themelues dhe drejtues i orkestrës popullore pukjane, Ndue Shyti është vlerësuar nga muzikologë, studiues e personalitete të folkloristikës jo vetëm shqiptare por edhe evropiane. Nën drejtimin e tij, Orkestra e Shtëpisë së Kulturës Pukë, arriti mbi 100 instrumentistë.
Një kolektivizim i të gjitha instrumenteve karakteristike të trevës së Pukës, çifteli, sharki, fyell, lahutë, daulle, bilbil, zumane, gjeth, fuzë etj.
Nuk mund të lëmë pa përmendur çmimin që Ndue Shyti i solli Shqipërisë nga Franca. Në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Dizhon ,( 30 gusht – 4 shtator 1970) vallet e kostumografia popullore shqiptare, por veçanërisht interpretimi mahnitës i “Artistit të Merituar”, Ndue Shyti”, do të rrëmbente trofeun e madh “Gjerdani i Artë”.
Në 32 vite të krijmtarisë së tij artistike, nga viti 1960 e deri në vitin 2002, Ndue Shyti ka qenë pjesë e 450 koncerteve brenda vendit dhe plot të tjerë jashtë, në 18 shtete dhe 4 kontinente.
Puna, talenti, kontributi i Ndue Shytit për afër një gjysmë shekulli në ruajtjen, pasqyrimin dhe pasurimin e vlerave më të mira etnokulturore mban këto vlerësime: “Qytetar Nderi i Komunës Gjegjan”, Pukë; “Krenaria e Qytetit Pukë”, “Artist i merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në vitin 2013. Në koleksionin e tij ka 17 çmime, urdhra e medalje kombëtare e ndërkombëtare dhe 4 çmime lokale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!

Thënie për gruan: Të arsimosh një femër do të thotë të arsimosh një shoqëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës