LAJMI I FUNDIT:

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Në vitet e fundit, nuk është më një surprizë të kemi çifte homoseksuale nga bota e showbizit shqiptar.

Një nga lidhjet më të komentuar ka qenë ajo mes grimerit të njohur Mario Dedivanoviç dhe balerinës Kris Dalipi, të cilët dikur shijonin një romancë të bukur, përtej oqeanit. Dy vite më parë, emisioni Prive raportoi për këtë lidhje, duke e përfshirë në rubrikën ‘E vërtetë, e pavërtetë’.

Lidhja e tyre ishte e dukshme për ndjekësit e tyre, pasi ata shpesh shfaqeshin të pandarë në rrjete sociale, sidomos në platformën TikTok, ku ndanin momente të përbashkëta nga jeta e tyre private. Por, siç ndodh shpesh me marrëdhëniet në showbiz, muajt e ëmbël të dashurisë së tyre duket se kanë marrë fund.


Burime pranë emisionit Prive kanë konfirmuar se Mario Dedivanoviq dhe Kris Dalipi kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre, duke i dhënë një kthesë të papritur këtij romanci që ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike.

Ky fund i papritur i lidhjes është një tjetër kujtesë se, edhe në jetën e personazheve të famshëm, emocionet dhe marrëdhëniet mund të jenë të papritura dhe të shuhen shpejt, pavarësisht se dikur ishin simbol i dashurisë dhe mbështetjes së ndërsjellë. Tani, të dy ata do të vazhdojnë të ndajnë momente nga jeta e tyre, por pa qenë më së bashku. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Magazina
Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën - skena 'të nxehta' mes dyshes

Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën - skena 'të nxehta' mes dyshes

Magazina
Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Magazina
“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

Magazina
Luiz Ejlli merr vëmendje me postimin e fundit: Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë

Luiz Ejlli merr vëmendje me postimin e fundit: Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë

Magazina
Oscars prezantojnë rregulla të reja për 2026: Cilat janë këto ndryshime?

Oscars prezantojnë rregulla të reja për 2026: Cilat janë këto ndryshime?

Magazina
Kalo në kategori