Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, gjatë ditës së sotme ka ndarë mirënjohje për nxënësit fitues të shkollës “ShMU-2” në garat komunale të matematikës.

Nxënësit fitues kanë zënë tri vendet e para në garat komunale të matematikës për klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta, shkruan Telegrafi.


“Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Arsim ka ndarë mirënjohje për nxënësit e shkollës SHMU-2, të cilët kanë zënë tri vendet e para në garat komunale të matematikës për klasat e 7-ta, 8-ta dhe 9-ta”, thuhet në njoftim.

Tri vendet e para i kanë fituar nxënësit: Uran Ademi - nxënës i klasës së 7-të, Alejna Selimi - nxënëse e klasës së 8-të dhe Lis Meholli - nxënës i klasës së 9-të.

“Nxënësit fitues, drejtorin e shkollës SHMU-2 dhe mësimdhënësit, i ka pritur sot në takim drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, i cili ju ka ndarë mirënjohjet dhe i ka përgëzuar për suksesin e arritur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/