LAJMI I FUNDIT:

Ndahen çmimet për vullnetarizëm (Foto)

Ndahen çmimet për vullnetarizëm (Foto)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), gjatë ceremoninë së ndarjes të çmimeve për vullnetarizëm dhe aktivizëm qytetar,  sot në Prishtinë ka shpërblyer disa vullnetarë në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim, Promovimi i Vullnetarizmit dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.

Shpend Emini nga D4D, në një prononcim për Telegrafin tha se ky aktivitet ka për qëllim njohjen e kontributit të personave të cilët kanë dhënë kontributin e tyre, si dhe janë angazhuar në komunitetet e tyre.


Sipas tij, puna vullnetare është e rëndësishme pasi i bën njerëzit t’i lënë anash edhe interesat e tyre personale.

“Jo vetëm që kontribuon në të mirën e një shoqërie asaj demokratike, por edhe që të lihen pak anash interesat personale dhe të shikohet interesi mbarë popullor-shoqëror. Çmimet e sotme që janë ndarë për disa fitues në kategori të ndryshme kanë për qëllim promovimin e mëtejmë të vullnetarizmit, por edhe të  aktivizimit qytetar sepse kjo është e domosdoshme  për Kosovën, komunitetet dhe për shoqërinë në tërësi”, ka thënë Emini.

Ai ka bërë të ditur se në të ardhmen pritet që të iniciohet Ligji për punën vullnetare nga qeveria e Kosovës.

Vullnetar i vitit është shpallur Silvad Husenaj nga Lipjani, me profesion teknik medicinal, i cili tha se do të vazhdojë të punojë si vullnetar deri sa të punësohet.

“Dy  vite e pesë muaj punoj si vullnetar në emergjencën e Lipjanit me dy ndërrime. Po e ndjej vetën shumë mirë se rrallë ka njerëz që i ndihmojnë popullit në mënyrë vullnetare. Do të vazhdoj të punoj si vullnetarë deri sa të punësohem”, tha për Telegrafin Husenaj.

Edhe Hiljminijeta Apuk ka 30 vite që promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, jo vetëm në nivel të Kosovës, por edhe ndërkombëtar.

Ajo tha se ndjehet e privilegjuar që është përzgjedhur nga organizata e saj për t’u nominuar për këtë çmim.

“Punoj që 35 vite  si vullnetare. Ndihem shumë mirë që e kam marr këtë mirënjohje dhe falënderoj stafin që më propozuan”, u shpreh Apuk, e cila u dekorua për punën e saj gjatë vitit 2013 nga OKB-ja.

Shehide dhe Nijazi Zymberi këtë vit ecjen e tyre prej 24 km nga Gjilani në Llabjan e bënë për të mbledhur fonde për SOS fshatin e fëmijëve përmes gofundme.com

Nijazi Zymberi për Telegrafin tha se ecjen e tyre ata e bëjnë dy herë në vit, në datat 6 maj dhe 8 nëntor.

“Një distancë prej 24 km e kalojmë në këmbë, prej Gjilanit e deri në Llabjan. E kemi bërë për shëndetin tonë dhe kemi pas qejf që të ndikojmë pozitivisht me këtë veprim. Personat rrugës që na kanë pa na kanë përshëndet gjithashtu edhe Policia e Kosovës, sepse ju kemi rënë në sy”, ka thënë ai.

Ndryshe, në këtë ceremoni ka marr pjesë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, i cili  veç tjerash ka potencuar se vullnetarizmi është bazë për çdo demokraci./Telegrafi/


Silvad Husenaj


Shehide dhe Nijazi Zymberi


Hiljminijeta Apuk


Shpend Emini

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori