Ndahen çmimet në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Me shfaqjen “Im atë donte Adolfin” nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, u mbyll edicioni i 48 - të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku për tetë net me radhë në skenën e Teatrit “Adriana” u ngjitën trupa teatrore nga Shkupi, Korça, Prishtina, Prizreni, Gjilani, Kumanova, Ferizaj, si dhe shfaqja mysafire “Le Pont” nga Franca, me aktorët Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj.
E veçanta e këtij edicioni ishte konkurrimi me katër drama shqipe. Sipas komunikatës së Komunës së Ferizajt, juria e festivalit e përbërë nga Fadil Hysaj, Blerta Rrustemi - Neziraj dhe Nexhat Xhokli, dhanë këtë vlerësim:
1. Çmimi i gazetarëve ferizajas, Shfaqja “Gratë”, Teatri Shqiptar - Shkup;
2. Skenografia më e mirë: Mentor Berisha, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu” - Prizren;
3. Kostumografia më e mirë: Samka Ferri, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu” - Prizren;
4. Roli më i mirë episodik: Vjosa Abazi, Teatri “Adriana” - Ferizaj;
5. Roli dytësor më i mirë (femër): Armenis Jovanovska Nokshiqi, Teatri Shqiptar - Shkup
6. Roli dytësor më i mirë (mashkull): Avni Shkodra, Teatri i Qytetit - Gjilan
7. Aktorja më e mirë - Çmimi “Adriana”: Elia Zaharia, Teatri ”Andon Zako Çajupi” - Korçë;
8. Aktori më i mirë - Çmimi “Ismail Rama”: Shpëtim Selmani, Teatri Kombëtar i Kosovës
9. Regjia më e mirë: Qëndrim Rijani, Teatri Shqiptar - Shkup
10. Çmimi për shfaqjen më të mirë të festivalit: shfaqja “Gratë” Teatri Shqiptar - Shkup.




















































