Festival “Burbuqe Berisha” 2022, ka përmbyllur me suksese të shumta festivalin që për shtatë ditë ishte edhe epiqendra e kulturës në kryeqytet.Në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve të organizuar në bashkëpunim më Kolegjin AAB, Art Image dhe ATV, kjo natë ishte e paharruar sidomos për garuesit e këtij edicioni që vinin nga: Spanja, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ndërsa para fillimit të ceremonisë, të pranishmit ndoqën dokumentarin në të cilin ishte duke punuar e ndjera Burbuqe Berisha mbi jetën dhe veprën e Besim Sahatçiut.


281623577 1511270686037350 5624990409432952658 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Drejtoresha e festivalit, Doruntina Alshiqi u shpreh e lumtur që ky edicion përfundoi me sukses, duke theksuar se ishte një garë e ngushtë për jurinë. “Marrë parasysh faktin se shfaqjet ishin të gjitha të mira dhe pothuajse të të njejtit nivel, për jurinë nuk ka qenë e lehtë të vendoset për çmimet por dua të falënderojë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit që përfaqësuan shtetin e tyre dhe i uroj për çmimet e fituara”, u shpreh Alshiqi.

280761146 1511270676037351 3439541268569674491 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Edicioni i sivjetmë ka shënuar gjithsej gjashtë shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota, shfaqje këto të gjitha në programin garues.

Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2022, çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor e gëzoi aktori dhe regjisori i shfaqjes “Muslimani”, Enver Petrovci.

280942977 1511270592704026 2826513641219701493 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Ai falënderoi organizatorët e festivalit, duke cilësuar se janë të paktë njerëzit në Kosovë që i kushtojnë rëndësi dhe i japing vlerë kulturës.

“Jam krenar me ju me të vertëtë shume! Jeni ndër të paktit për mos me thënë të vetmit që kontribuoni në organizimin e një festivali kaq të kompletuar dhe që na bëni të ndjehemi si është më së miri sidomos neve artistëve, ju faleminderit të gjitha jurive për vlerësimin”, tha Petrovci.

280755817 1511270712704014 7057250946749868460 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

Kjo është lista e plotë e çmimeve këtë vit në “Prishtina International Theater Festival” (PITF 2022)

Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Muslimani” – Kosova

Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Muslimani” – Kosova

Çmimi “Best Supporting Actor” – Jelena Dukic “Iphigenia” – Mali i Zi

Çmimi “Best Director” – Fatos Berisha “The M Word” – Maqedonia e Veriut

Çmimi “Best Play” – “Iphigenia” – Mali i Zi

Çmimi kryesor i PITF 2022 “Best Actor” – Enver Petrovci “Muslimani” – Kosova

280662617 1511270409370711 1679764895261415964 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

280762249 1511270549370697 1953882907078613819 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

282175925 1511270412704044 6983727735160677444 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

280850672 1511270289370723 7565764493386565597 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

281816665 1511270279370724 1169724143010837014 n Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022 Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

280810256 1511270276037391 6715250723905445858 n 1 Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022

281039266 1511270116037407 9028355952291426876 n 1 Foto: Ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Festivalit PITF2022