NBA dhuroi shumë aksion në 11 ndeshjet e zhvilluara mbrëmë - Fitojnë Houston dhe Boston, humb Golden State

Në NBA gjatë mbrëmjes janë zhvilluar plot 11 ndeshje, ku nuk munguan aksionet brilante, rezultatet e pritura, por edhe befasitë.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes ka qenë ajo në mes të Washington Wizards dhe Houston Rocekets, e cila i fitua nga 'Raketat' me rezultat 159:158 në kohën e rregullt.
Interesant ishte edhe në takimin mes Oklahoma dhe Portland, ku fitore shënuan Tralil Blazers me rezultat 102:99, ndërsa fitore 118:111 mori edhe Charlotte ndaj Sacramentos.
Cleveland Cavalers shënoi fitore ndaj Chicago Bulls me rezultat 117:111, ndërsa Orland Magic mposhti New York Knicks 95:83.
Utah Jazz fitoi ndaj Los Angeles Clippers 110:96, Toronto mposhti 125:113 Detroitin, ndërsa Bostoni fitoi 116:105 ndaj Milwauke Bucks.
Fitore shënuan edhe Philadelphia ndaj Minessotas me rezultat 117:95 dhe Indiana ndaj Brooklyn Nets me rezultat 118:108.
Befasia më e madhe e mbrëmjes ishte humbja e Golden State Warriors ndaj Phoenix Suns me rezultat 121:110. /Telegrafi/










































