LAJMI I FUNDIT:

Naumov: Çavkovi manipulon me të punësuarit në MPB

Naumov: Çavkovi manipulon me të punësuarit në MPB

Zv. ministri shtesë i financave, Kire Naumov, ka reaguar ndaj njoftimit të djeshëm të zv. ministrit shtesë të punëve të brendshme, Mitko Çavkov, në lidhje me rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Naumovit, të punësuarit në MPB janë duke u manipuluar nga Çavkovi, i cili bazohet në një marrëveshje në mes të MPB-së dhe Sindikatës së policisë, e arritur në mars të vitit 2015, për gjoja vendim të Qeverisë së RM-së të datës 29 mars të këtij viti për rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB, në bazë të marrëveshjes së vitit të kaluar.


Më tej, Naumov thotë se në Buxhetin e vitit 2016 nuk janë paraparë mjete financiare për realizimin e marrëveshjes së lartëpërmendur, pasi që Mitko Çavkov, në kohën sa ishte ministër i MPB-së, nuk arriti të sigurojë mjete për rritjen e rrogave të të punësuarve në MPB, e as Nikolla Gruevski nuk ka kërkuar mjete financiare nga Kuvendi për këtë qëllim, gjatë prezantimit të Buxhetit për vitin 2016.

Këto të dhëna, Naumovi i bazon në ”Informimi për mungesë të mjeteve në pajtim me buxhetin e publikuar për vitin 2016 në aspekt të mjeteve të nevojshme reale për funksionim normal të MPB-së për vitin 2016”. Prandaj, njoftimi i Naumov thotë se Mitko Çavkov i ka manipuluar të punësuarit në MPB, duke mos e rrespektuar marrëveshjen e arritur me Sindikatën e Policisë./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Ja sa do të rriten pagat e policëve

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori