LAJMI I FUNDIT:

NATO: Politikanët në Maqedoni të jenë të përmbajtur me deklaratat e tyre

NATO: Politikanët në Maqedoni të jenë të përmbajtur me deklaratat e tyre

Aleanca Veri-Atlantike nëpërmjet ​​një deklarate në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, ka kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për dalje nga kriza politike. NATO kërkon që mandatin për formimin e qeverisë t’i jepet liderit të partive që kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të formuar qeverinë ere, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas përpjekjes së parë për të formuar qeverinë, tani njoftohet se në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga presidenti, janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme të deputetëve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen në deklaratat dhe veprimet e tyre dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e NATO-s.

Në komunikatë gjithashtu theksohet se NATO mbetet e angazhuar për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike, në përputhje me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe deklaratat e bëra në samitet tjera të NATO-s./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori