Raportohet se diplomatët rusë ishin të dyshuar se ishin spiunë.

Ky dëbim po bëhet në kohën kur një gjykatë në Estoni, në shkurt të këtij viti, e ka dënuar me burgim zyrtarin e lartë të Estonisë, Herman Simm, për kalimin e sekreteve të NATO-s te Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se dëbimi i diplomatëve ishte "provokim" dhe se po shqyrtoheshin përgjigjet e mundshme. /REL/