LAJMI I FUNDIT:

NATO dhe Rusia takohen për herë të parë pas dy viteve për aneksimin e Krimesë

NATO dhe Rusia takohen për herë të parë pas dy viteve për aneksimin e Krimesë

Zyrtarët e Atlantikut të Veriut dhe diplomat rusë do të takohen gjatë javëve në vijim për herë të parë pas dy viteve të cilat janë karakterizuar nga marrëdhëniet e tensionuara, qëkurse Rusia vendosi që të aneksojë Gadishullin e Krimesë.

Përgjatë kësaj kohe, palët kanë mbajtur disa kanale ushtarake komunikimi të hapura, por kjo është hera e parë që ata do të diskutojnë në mënyrë konstruktive.


Lajmi u përcoll fillimisht nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stolenberg, i cili tha se NATO dhe Rusia do të diskutojnë për konfliktin e Ukrainës dhe në veçanti për implementimin e marrëveshjes së Minskut.

Ai tha se do të ketë gjithashtu bisedime në lidhje me një sërë çështjesh me rëndësi, përfshirë mundësitë e uljes së tensionit të krijuar mes palëve.

Megjithatë, Stolenberg deklaroi se situata nuk do të shkojë drejt normalizimit për aq kohë sa Rusia nuk do të pranojë që të respektojë ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare.

Kriza e Ukrainës krijoi incidentin më të madh dhe më të rrezikshëm mes perëndimit dhe Rusisë që prej luftës së ftohtë. Pas aneksimit të Krimesë, perëndimorët vendosën sanksione të ashpra ndaj Kremlinit teksa NATO shtoi prezencën ushtarake në vendet baltike dhe në Ukrainë.

Me të njëjtën monedhë është përgjigjur edhe Rusia e cila ka vendosur forca të shumta ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën si dhe në afërsi të gadishullit të Krimesë.

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori