NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, duke thënë se qëndron fort me të gjithë aleatët e saj.

"Ne dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani. NATO qëndron fort me të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, ndërsa Irani vazhdon sulmet e tij pa dallim në të gjithë rajonin", tha zëdhënësja Allison Hart.


"Qëndrimi ynë i parandalimit dhe mbrojtjes mbetet i fortë në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe mbrojtjen ajrore dhe raketore", shtoi Hart, transmeton Telegrafi.

Ministria turke e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore e NATO-s rrëzoi një raketë balistike iraniane të lëshuar drejt hapësirës ajrore turke.

Gjithashtu theksoi se Turqia do të flasë me NATO-n dhe aleatët e saj të tjerë pas incidentit. /Telegrafi/