Marko Arnautovic është eliminuar me Austrinë e tij nga Euro 2020, ndërsa para dhe gjatë ndeshjes e kanë pritur disa befasi në “Wembley” te Londrës.

Futbollist serbo-austriak është dënuar për fyerje raciste ndaj lojtarit shqiptar Ezgjan Alioski, në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.


Por, tani me t’u përfolur për gjestin e tij ai kishte kërkuar falje dhe atë në gjuhën shqipe me fjalët “Më falni”.

Megjithatë, në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, sulmuesi është mirëpritur me një befasi nga disa tifozë shqiptarë në “Wembley”.

6B0A94CB E360 4F37 BB09 03B795D8004B

Tifozët shqiptarë që ishin të pranishëm në ndeshjen Itali – Austri që u mbyll 2-1, kanë shfaqur dy pankarta.

205385776 1061614314368311 6240708523352153037 n

Njëra ishte me shkronjat e arta të UÇK-së, ndërsa e dyta për nënën e sulmuesit.

206953193 310658110707761 3690451682201557011 n

Sulmuesi luajti për 90 minuta para se të zëvendësohej, ndërsa shënoi edhe një gol që u anulua për pozitë jashtë lojës, duke e kompletuar natën e tij të keqe. /Telegrafi/

telegrafi sport app