Ndryshe, shtimi natyror i popullatës prej vitit në vit ose është në nivel të njëjtë, ose është në rënie, ndërsa në disa vite është edhe negativ - gjegjësisht ka më shumë të vdekur se të lindur. Edhe të dhënat e fundit zyrtare vërtetojnë në gjë të tillë.

Sipas Entit shtetëror të statistikave, ESHS, në tre muajt e parë të këtij viti, numri i të lindurve, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është ulur për 0.9 për qind - 5.584 foshnja të lindura. Për dallim, numri i të vdekurve shënon rritje prej 11,9 për qind - 5.909 persona. Më saktësisht, shtimi natyror është minus 325 persona.