LAJMI I FUNDIT:

Nata e fundit në shtëpinë e Big Brother – Xuxi bën gati valixhet

Nata e fundit në shtëpinë e Big Brother – Xuxi bën gati valixhet

Sonte (e enjte) është nata e fundit në shtëpinë e Vëllait të Madh për pesë finalistët.

Xuxi është i pari nga finalistët që në natën e fundit në shtëpi ka nisur t’i paketoj gjërat e tij.

Ai madje po bënte shaka duke thënë se erdhi dita për t’ia bërë vetes gati rrobat.


Foto: Screenshot/YouTube

“Më pëlqen, më në fund. Finalistë”, u shpreh ai.

Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë
Lexo po ashtu Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë

Kjo pasi konkurrentëve të eliminuar zakonisht ua kanë bërë gati valixhet ata që kanë mbetur në shtëpi.

Nesër (24 janar) mbahet finalja e madhe e këtij edicioni, ku do të jetë një ngjarje e shënuar me përplot surpriza.

Në finale janë: Xuxi, Xheneta Fetahu, Drilon Rama, Vullnet Krasniqi dhe Sara Kolami. /Telegrafi/