Nata e dytë e Festivalit të 62-të të Këngës në RTSh me përplot surpriza, performanca e të ftuar specialë

Ka nisur tashmë nata e dytë e Fest 62, në të cilën do të performojnë plot 15 artistë dhe grupe muzikore.
Veç kësaj, do të ketë edhe përplot surpriza, mbrëmje kjo që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Skena nuk do të jetë vetëm për 15 artistët, pasi të ftuar specialë për të kënduar janë dhe: Aleksandër Gjoka e Bojken Lako.

Gjithashtu, edhe anëtarja e jurisë, Anila Aliu do të interpretojë në piano, ndërsa moderatori Kledi Kadiu do të zhvillojë ndërkohë edhe një intervistë me të.
Një tjetër e ftuar spciale në këtë mbrëmje është Rachelle Andrioti, e cila do të këndojë një këngë shumë të njohur në një version shumë interesant: “Bien fyelli dhe çiftelia”.
Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit.

Edhe këtë vit do të jetë publiku, ai i cili do të vendosë se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Më poshtë ua sjellim këngët konkurruese në natën e dytë:
Big Basta & Vesa Luma - Mbinatyrale
Elsa Lila - Mars
Jasmina Hako - Ti
Michela Paluca - Për veten
Anduel Kovaçi - Nan’
Kleansa Susaj - Pikturë
Eden Baja - Ajër
Erina & The Elementals - Jetën n’skaj
Irma Lepuri - Më Prit
Arsi Bako - Zgjohu
Tiri Gjoci - Në ëndërr
Besa Krasniqi - Esenciale
Bledi Kaso - Çdo gjë mbaroi
Troy Band - Horizonti i ëndrrave
Martina Serreqi - Vetëm ty. /Telegrafi/





























































