LAJMI I FUNDIT:

Nata e Bajramit, qytetarët me vështirësi i mbushin shportat shkaku i çmimeve

Nata e Bajramit, qytetarët me vështirësi i mbushin shportat shkaku i çmimeve

Në natën e Fitër Bajramit, qytetarët janë shprehur të zhgënjyer më çmimet e produkteve.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për të mbushur shportat e tyre familjare.


Sipas tyre, çmimet janë të papërballueshme për ta.

Mesin e qytetarëve që kanë blerë produkte të ndryshme, është edhe Arsim Salihu nga Gjilani por që jeton në Suedi.

Salihu ka mbetur i befasuar me çmimet e larta, që madje thotë se i kalojnë edhe ato në shtetin evropian.

“Unë hina mrena e dola jashtë,  por i pashë do çmime ma shtrejtë se në Suedi pasi unë jetoj atje, njerzitë se di qysh jetojnë këtu në Kosovë pasi çmimet janë në ekstrem më të larta se atje tekë produktet bazike”, ka thënë Arsim Salihu, mërgimtar.

E banorë të tjerë në Gjilan, tregojnë se si shkaku i çmimeve kanë reduktuar edhe produktet që i blejnë.

“Problem është shumë për familjet për më mbush shporten e tyre, gjitha produktetet e sidomos ato ushqimore do të duhej të ishinë më të vogla, po i zvoglojmë gjërat që duhet me i  ble shkaku i çmimeve”, ka deklaruar Nazmije Rexhepi , banore e Gjilanit.

Reklamat e marketeve të ndryshme për zbritje çmimesh, sipas një banori tjetër në Gjilan, shumicën e herëve nuk përkojnë me realitetin.

“Këtu ndryshimet e çmimeve që po i qesin janë veq propaganda pasi çmimet janë të larta, ka familje që qendrojnë dobët ekonomikisht dhe për shporten tonë si qytetarë, çmimet  janë shumë të larta”, ka thënë Faton Maliqi, banor i Gjilanit.

“Është problematike më i ble produktete më një rrogë që e kemi, nuk po shkojmë në llukse por po mundohemi vetëm ato më esenciale ti blejmë”,  ka  thënë Rexhep Sabedini, banor i Gjilanit.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë këtyre ditëve një kilogram mish i gjedhit kushton 9.66 cent, 30 copë vezë 3 e 59 cent, një litër vaji 1.85 cent, një një litër qumësht 1 euroi e 18 cent, derisa 5 kilogram miell 3 euro e 43 cent, raporton RTVD.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori