LAJMI I FUNDIT:

Naser Ziberi premton 25 masa qeveritare

Naser Ziberi premton 25 masa qeveritare

Sot, para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kandidati kryeministër nga radhët e BDI-së, Naser Ziberi, mbajti konferencë për shtyp në të cilën iu drejtua të gjithë qytetarëve të vendit, një javë para ditës historike të zgjedhjeve, në të cilën qytetarët do të kenë mundësinë të japin votën e tyre për realizimin e ëndrrës së kamotshme, për një kryeministër shqiptar, për barazi dhe për shanse më të mira për të gjithë.

“Një javë më parë, unë kam prezantuar planin tim të veprimit për 100 ditët e mia të para si Kryeministër i parë shqiptar, këtu, në të njëjtin ditët e mia të para si Kryeministër i parë shqiptar, këtu, në të njëjtin që do t’i zbatoj me prioritetin më të lartë që nga dita e parë në detyrë. Njëzetë e pesë masa shumë konkrete, të cilat do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të shqiptarëve” – potencoi Ziberi, duke shtuar se “me Gjykatën e Lartë të Barazisë do të ndërtojmë një institucion të ri, i cili do të sigurojë drejtësi të barabartë dhe do të hetojë të gjitha rastet e dyshuara të diskriminimit etnik në sallën e gjyqit, në administratën shtetërore, nga autoritetet, në shkolla dhe në punë”.


Ai gjithashtu nënvizoi se me planin e tij për rilindje të barabartë të ekonomisë, do të krijojë mijëra vende të reja pune dhe do të arrihet barazi edhe në kompanitë private.

“Taksa zero për të ardhurat për punonjësit nën 35 vjeç do të rrisë pagat, por gjithashtu do t’i motivojë kompanitë të punësojnë të rinj. Zëvendësimi shtetëror prej 50 përqind i kontributit social për punësime të reja, që rrisin përfaqësimin e barabartë, do të krijojë vende pune, veçanërisht për shqiptarët dhe do të largojë pengesat etnike. Grantet 20,000 Euro për fermerët e rinj, do të ruajnë bujqësinë si një nga shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë sonë” – theksoi disa prej zotimeve të programit të tij Ziberi.

Mes tjerash ai theksoi edhe zotimin se do të sigurojë 20.000 euro hua shtetërore për shtëpi të parë me qëllim që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

“Do të sigurojmë që secila familje në këtë vend, të ketë të paktën një të punësuar dhe të ardhura të sigurta”, vazhdoi
Ziberi duke shtuar se “do të japim pensione sociale për të gjitha gratë, të cilat kurrë nuk kanë punuar zyrtarisht, por kanë kontribuar aq shumë në ndërtimin e shtetit tonë dhe shoqërisë sonë. Sepse ju mund ta shihni vlerën e një shoqërie nga mënyra sesi ajo i trajton gratë, fëmijët dhe pleqtë e saj”.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori