LAJMI I FUNDIT:

NasDaily mahnitet nga harmonia fetare mes shqiptarëve – videoja e re merr mbi një milion shikime brenda 3 orëve

NasDaily mahnitet nga harmonia fetare mes shqiptarëve – videoja e re merr mbi një milion shikime brenda 3 orëve

Një nga vlogerët më të njohur të rrjeteve sociale, Nuseir Yassin, i cili menaxhon faqet ‘NasDaily’, këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri dhe thuajse çdo ditë po publikon video duke promovuar gjërat për të cilat shquhet Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ditë më parë ai kishte publikuar video duke treguar për Besën e shqiptarit, e madje edhe për çmimet e lira të kafeve, transmeton Telegrafi.

‘NasDaily’ me video për Shqipërinë: Shteti mikpritës pa Starbucks, por me mijëra kafene
Lexo po ashtu ‘NasDaily’ me video për Shqipërinë: Shteti mikpritës pa Starbucks, por me mijëra kafene

Sidoqoftë, sot ai ka ardhur me një video tjetër e cila ka filluar të merr vëmendje të madhe – kësaj radhe, në video ai e trajton tolerancën fetare mes shqiptarëve.

“E vërteta është se në shumë shtete feja mund t’i ndajë njerëzit dhe ta krijoj një mentalitet ‘Ne kundër Atyre’. Por, unë jam shumë i lumtur të them se kam gjetur shtetin ku kjo gjë nuk ndodh”, thotë ai në videon e cila për tri orë pas publikimit ka marrë mbi 3 milionë shikime.

“Në këtë shtet sekular, katër lloje të religjioneve jetojnë në paqe dhe nuk po e ekzagjeroj kur them se nuk mund ta dalloni cili person është mysliman, cili katolik ose çfarëdo”, shton ai.

Ndër tjerash ai thotë se religjioni nuk i definon njerëzit aty, por janë shqiptarë që jetojnë së bashku!

Për shqiptarët, thotë ai, feja është diçka mes njeriut dhe Zotit!

Vlen të ceket videot e tij, i befasuar nga gjërat e bukura të shqiptarëve, po tërheqin vëmendjen e miliona njerëzve anë e mbanë botës.

‘NasDaily’ me video për "Besën" e shqiptarëve: Si jepet dhe si duhet mbajtur fjala e dhënë!
Lexo po ashtu ‘NasDaily’ me video për "Besën" e shqiptarëve: Si jepet dhe si duhet mbajtur fjala e dhënë!

Më interesantja është se shumë prej tyre janë mahnitur aq shumë nga gjërat që ‘NasDaily’ ua ka prezantuar ndjekësve të tij, saqë ata kanë deklaruar se do ta vizitojnë Shqipërinë së shpejti!

Madje, në një koment, një person i quajtur Gregory Cheong thotë: ‘Kjo video është mahnitëse. Do ta vizitojë Shqipërinë së shpejti’, të cilit Nuseir Yassin i përgjigjet se dëshiron që faqja të jetë me më shumë shtete si Shqipëria, ku shumë njerëz nuk mund ta dinë se ku gjendet në hartë ky shtet, por kur ta vizitojnë e kuptojnë se ka shumë gjëra për të parë, mësuar e dashuruar! Në fund, ai thotë se Shqipëria tani është në mesin e përvojave më të mira që i ka parë deri tani nga thuajse të gjitha shtetet e botës që i ka vizituar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori