LAJMI I FUNDIT:

NASA ka zbuluar një tjetër planet të ngjashëm me tonin

NASA ka zbuluar një tjetër planet të ngjashëm me tonin

Agjencia amerikane e hapësirës, “NASA” ka zbuluar një planet me madhësinë e Tokës, që rrotullohet rreth një ylli të vogël rreth 100 vite dritë larg planetit tonë.

Planeti, i quajtur “TOI 700e”, ka shumë të ngjarë të jetë shkëmbor dhe rrotullohet rreth një ylli (TOI 700) që ka një zonë të banueshme të quajtur “Goldilocks”.


Kur një planet është në zonën e banueshme, do të thotë se është në një distancë ideale nga ylli i tij, gjë që lejon kushte të favorshme për formimin e ujit në sipërfaqen e tij.

Në këtë sistem u zbuluan gjithsej katër planetë me emërtimet TOI 700b, TOI 700c, TOI 700d, TOI 700e, nga të cilët vetëm planetët e shënuar “b” dhe “d” janë në zonën e banueshme. Zbulimi i planetit të katërt “e” u njoftua të martën në takimin e 241-të të Shoqatës Amerikane Astronomike në Seattle dhe studimi u miratua nga revista shkencore The Astrophysical Journal Letters.

Sistemi TOI 700, ku banojnë këta ekzoplanetë, ndodhet në konstelacionin jugor të quajtur “Dorado”.

Planetët e këtij sistemi rrotullohen në mënyrë që vetëm njëra anë të jetë gjithmonë përballë yllit, ngjashëm me atë se si njëra anë e Hënës është gjithmonë përballë Tokës.

“Ky është vetëm një nga disa sisteme me zona të banueshme që ne njohim”, thotë Emily Gilbert, një shkencëtare në Laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Kaliforninë Jugore.

Gilbert, i cili drejtoi kërkimin, thotë se planeti i sapo zbuluar është rreth 5 për qind më i vogël se Toka dhe i duhen 28 ditë për tu rrotulluar rreth yllit të tij.

Vështrimet në sistemin TOI 700 u bënë të mundura nga sateliti Transition Exoplanet Survey (TESS), i cili gjurmon ndryshimet në pjesë të qiellit të quajtura “sektorë” për rreth 27 ditë në të njëjtën kohë.

“TESS sapo ka përfunduar vitin e dytë të vëzhgimit të qiellit”, thotë Alison Youngbold, astrofizikante dhe drejtuese e projektit TASS.

“Ne presim me padurim zbulime të tjera emocionuese të fshehura në thesarin e të dhënave të këtij misioni”, shton ajo. /Telegrafi/