LAJMI I FUNDIT:

Narrativa ruse synon ta tregojë Kosovën si shtet të dështuar

Narrativa ruse synon ta tregojë Kosovën si shtet të dështuar

Kosova vazhdon të jetë në shënjestër të ndikimeve ruse që prej përfundimit të luftës, ku Rusia përmes fushatave të ndryshme synon të portretizojë Kosovën si një shtet të dështuar dhe, gjithashtu, të sugjerojë dështimin e perëndimit në vend.

Ky përfundim u theksua në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Stiftung (KAS) me temën “Ndikimi i aktorëve të huaj në sigurinë kombëtare”.

Daniel Braun, përfaqësuesi i përhershëm i Fondacionit Konrad-Adenauer në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e vuri theksin te kërcënimet e jashtme që mbeten të pranishme për Kosovën.


“Kosova ende përballët me kërcënime nga jashtë dhe kjo është edhe për problemet e pazgjidhura me fqinjin Serbinë dhe pjesë e kësaj loje dhe viktimë e provokimeve nga akterë të jashtëm në regjion,” tha Braun, duke theksuar se “ne duhet t’i fuqizojmë kapacitetet ushtarake” për t’u përballur me këto sfida.

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i QKSS-së, shtoi se Kosova nuk është e izoluar nga dezinformatat dhe influencat e dëmshme nga jashtë.

“Ne si vend nuk jemi të izoluar nga ndikimet e jashtme dhe regjionale,” theksoi ai, duke shtuar se QKSS është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi këto tema që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e vendit.

Jeta Loshaj, hulumtuese në QKSS, u shpreh se Rusia po përpiqet të thyejë konsensusin ndërkombëtar për pavarësinë e Kosovës përmes propagandës.

“Në këto 20 vitet e fundit Kosova ka qenë cak i sulmeve të Rusisë që nga 1999-a… Rusia investon në fushata për të treguar Kosovën si shtet të dështuar dhe për të sugjeruar se perëndimi ka dështuar në Kosovë,” tha Loshaj.

Nga ana tjetër, ekspertja e politikës ruse në Ballkan, Hajdi Xhixha, sugjeroi që për minimizimin e ndikimit rus, Kosova dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në.

“Duhet t’i shtrëngoj marrëdhëniet me SHBA dhe BE… për të minimizuar ndikimin e Rusisë në vendet tona,” tha Xhixha, duke theksuar rëndësinë e një strategjie të përbashkët me Shqipërinë.

Lulzim Peci, drejtor i KIPRED-it, theksoi se Kosova ka mungesë strategjie për t’u përballur me narrativën ruse.

“Jemi shumë reaktivë sa i përket Rusisë, asnjëherë nuk kemi qenë proaktivë,” tha Peci, duke theksuar se është e nevojshme që Kosova të angazhohet në organizata ndërkombëtare si OKB dhe OSBE për të dekonstruktuar narrativën ruse për Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Policia në kërkim të dy grave në Prishtinë, të dyshuara për vjedhje

Kronika e Zezë
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar

Lajme
Prokuroria jep detaje për arrestimin e shtetasit të Serbisë, të dyshuar për përgatitje të vrasjes e prezantim si person zyrtar

Prokuroria jep detaje për arrestimin e shtetasit të Serbisë, të dyshuar për përgatitje të vrasjes e prezantim si person zyrtar

Drejtësi
​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

Lajme
Arrestimi i shtetasit të Serbisë, avokati Jashari: Naivë ata që prezantohen si zyrtarë të AKI-së dhe më naivë ara që u besojnë

Arrestimi i shtetasit të Serbisë, avokati Jashari: Naivë ata që prezantohen si zyrtarë të AKI-së dhe më naivë ara që u besojnë

Drejtësi
Taktikat e Listës Serbe gjatë politikës së bojkotimit

Taktikat e Listës Serbe gjatë politikës së bojkotimit

Politikë
Kalo në kategori