Napoli turpërohet në Empoli

Ishte Massimo Maccarone ai që hapi serinë e golave për vendasit qysh në minutën e tetë të takimit, gol që ishte i vetmi deri në dy minutat e fundit të pjesës së parë kur Napolin disi e lëshoi energjia.
Dy gola të shpejtë, një autogol nga Miguel Britos (43’) dhe një tjetër gol nga Riccardo Saponara (45’), çuan skuadrën e Hysajt me tre gola avantazh në pauzën mes pjesëve.
Disavantazhi për Napolin u zbut pak pas një autogoli të Vincent Laurini të shënuar pas më se një ore lojë (64’), por diferenca u rikthye edhe një herë në tre gola pas një tjetër autogoli, të tretit në ndeshje dhe të dytit për azzurrët, kësaj here nga Raul Albiol (82’).
Krejt çka arritën lojtarët e trajnerit Rafa Benitez ishte ta zbutin rezultatin në 4-2 me një gol të vonshëm të shënuar nga Marek Hamsik (90’).
Disavantazhi do të thotë se Napoli mbetet në pozitën e katërt me 51 pikë, pesë më pak se Roma që ruan të tretin me pesë pikë më shumë.
Hysaj luajti për 90 minuta në këtë takim dhe ishte një nga më meritorët që mbajtën të heshtur sulmin e frikshëm të Napolit, me Gonzalo Higuain në krye.
Kujtojmë se Napoli kurrë nuk k fituar në Stadio Castellani as në Serie A as në Serie B dhe historia e njëjtë vazhdon edhe më tej. /Telegrafi/



















































