Napolitanët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “San Paolo” me rezultat prej 2-1, ku përgjatë 90 minutave u paraqit edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Me të filluar pjesa e parë, vendasit kaluan në epërsi, duke treguar se pikët do të mbesin te Napoli.


Ishte i zakonshmi Gonzalo Higuain, ai i cili shënoi pasi një pasimi të bukur nga Callejon qysh në minutën e parë të takimit.

SSC+Napoli+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+DskUkkwRzpJx

Në vazhdim të ndeshjes, Inter ishte më agresiv në kërkimin e golit të barazimit dhe për pasojë, mbrojtësi i krahut u skuq me karton të kuq në fund të 45 minutshit të parë.

Mbrojtësi i Interit, Nagatomo ka marr karton të kuq në minutën e 44-të takimit, përkatësisht mori kartonin e dytë të verdhë, transmeton Telegrafi.

SSC+Napoli+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+b6 Kcl9K Efx

Megjithëse skuadra e Interit në pjesën e dytë e kërkoi golin e barazimit, ishte skuadra mysafire që shënoi golin e dytë.

Sërish autor ishte Gonzalo Higuain, i cili realizoi në minutën e 62-të të takimit pasi morri një pasim të saktë nga ana e Raul Albiolit.

Por, të besuarit e Mancinit nuk u dorëzuan dhe vetëm pesë minuta më vonë shënuan golin e parë dhe të vetëm në ndeshje përmes Adem Ljajicit, i cili vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë prej 2-1 për Napolin.

SSC+Napoli+v+FC+Internazionale+Milano+Serie+U3MPmy9q7Rix(1)

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u paraqit gjatë gjithë ndeshjes dhe ishte njëri ndër më meritorët në fitoren e Napolit, ndërkaq për skuadrën e Interit nuk u paraqit asnjë minutë sulmuesi kuqezi, Rey Manaj.

Pas kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në pozitën e parë të renditjes tabelore italiane me 31 pikë, ndërsa Inter mbetet në vendin e dytë me një pikë më pak se napolitanët. /Telegrafi/ 

 
 
telegrafi sport app