LAJMI I FUNDIT:

Napoli bën ofertë për Ardian Ismajlin

Napoli bën ofertë për Ardian Ismajlin

Napoli ka ofruar 3 milionë euro për mbrojtësin e Shqipërisë, Ardian Ismajli, shkruan Tuttosport.

Sipas meidumit italian, Napoli ka dërguar ofertë zyrtare në adresë të Empolit.

Ismajli 28-vjeçar me Empolin ka kontratë deri në qershor dhe ka ka refuzuar vazhdimin e kontratës.


Oferta që Napoli ka bërë për Ismajlin është 3 milionë euro.

Ai konsiderohet nga Antonio Conte si një alternativë e vlefshme për fazën e mbrojtjes, shkruan mediumi italian.

Memolla flet për kohën te Hajduk Spliti me Ardian Ismajlin, zbulon disa prapaskena
Lexo po ashtu Memolla flet për kohën te Hajduk Spliti me Ardian Ismajlin, zbulon disa prapaskena

Ismajli ka luajtur në të gjitha 21 ndeshjet e këtij edicioni për Empolin në Serie A. /Telegrafi/