LAJMI I FUNDIT:

Naomi Campbell thuhet se është në lidhje me milionerin nga Dubai, Mohammed Al Turki

Naomi Campbell thuhet se është në lidhje me milionerin nga Dubai, Mohammed Al Turki
Foto: Twitter

Naomi Campbell ka ndezur thashethemet për një lidhje dashurie me milionerin Mohammed Al Turki.

Të dy po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku dhe për herë të fundit janë parë në publik së fundmi në BAFTA Awards. Sipas një burimi për mediat britanike, modelja së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait për të dhe është më e lumtur se kurrë, shkruan Klix.

Mohammed është një producent filmash dhe drejtor i Fondacionit të Detit të Kuq. Përmes projekteve të shumta ai lidh kinematografinë arabe dhe hollivudiane. Pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 200 milionë dollarë.


Naomi Campbell (Foto: Naomi Campbell/Instagram)

Modelja ka qenë më parë në një lidhje me biznesmenin rus Vladislav Doronin dhe ajo ishte gjithashtu e lidhur me emra të famshëm si Robert De Niro dhe Diddy.

Ajo ka një vajzë dyvjeçare dhe një djalë tetë muajsh, emrat e të cilëve nuk i ka bërë ende publikë për publikun.

“Më së shumti doja të bëhesha nënë. Fëmijët kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të rriten në një mënyrë krejtësisht normale. Fakti që jam personazh publik nuk duhet të jetë pengesë për ta. Unë po bëj punën time”, tha Naomi së fundmi. /Telegrafi/

Naomi Campbell (Foto: Naomi Campbell/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori