Supermodelja Naomi Campbell u takua me kryeministren tajlandeze Paetontarn Shinawatra në Bangkok për të diskutuar mbi zhvillimin e industrisë së modës në vend.

Ajo ishte e ftuar nga ish-kryeministrja Thaksin Shinawatra, i cili kërkoi këshillat e saj për të ndihmuar modelët e rinj tajlandezë të arrijnë sukses ndërkombëtar.


Gjatë vizitës, Campbell mahniti me një veshje elegante Chanel, duke treguar edhe një herë ndikimin e saj në botën e modës, shkruan DailyMail.

95053739 14380673 image a 100 1739193808868

Ajo diskutoi mbi mënyrat për ta kthyer Tajlandën në një qendër globale të modelingut dhe modës përmes bashkëpunimeve strategjike dhe shkëmbimeve kulturore.

Ndërkohë, emri i Campbell mbetet në qendër të vëmendjes për shkak të një skandali financiar të lidhur me bamirësinë e saj, Fashion for Relief.

95054591 14380673 image a 101 1739193818382

Një hetim në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi keqmenaxhim të fondeve, përfshirë shpenzime luksoze nga llogaritë bamirëse. Për këtë arsye, ajo është skualifikuar si kujdestare bamirësie për pesë vjet.

Modelja ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në keqpërdorimin e fondeve dhe ka nisur një betejë ligjore për të zbardhur të vërtetën.

Campbell, e cila ka bërë histori në industrinë e modës, deklaroi se do të vazhdojë të mbrojë transparencën në filantropi dhe të promovojë mundësi për talentet e reja në botën e modës. /Telegrafi/

95054587 14380673 image a 102 1739193833723

95054585 14380673 image a 103 1739193836113

95054575 14380673 image a 104 1739193924182

95054581 14380673 image a 105 1739193928858