LAJMI I FUNDIT:

Najçevska: Kështu siç është, unë sot do të votoja kundër propozimit francez

Najçevska: Kështu siç është, unë sot do të votoja kundër propozimit francez

Profesoresha Mirjana Najçevska në “Twitter” shkruan se sot po të ishte deputete do të votonte kundër propozimit francez, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sikur të isha deputete sot, do të votoja JO për propozimin francez kështu siç është dhe me grackat që ai përmban, të cilat tregojnë për problemet e ardhshme në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE”, shkruan Najçevska.

Sipas saj, në të mund të bëhen ndryshime që do të ishin absolutisht të pranueshme.


“Dhe ata nuk janë shumë,” shton ajo.

Propozimi francez do të jetë sot para deputetëve në Kuvend, ndërsa para kësaj në seancë plenare do të mbajë fjalim kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në të cilën, siç është paralajmëruar, janë ftuar edhe përfaqësues të trupit diplomatik./Telegrafi/