LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Zgjedhja e rektorit të ri në UP do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe transparencë

Nagavci: Zgjedhja e rektorit të ri në UP do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe transparencë

“Zgjedhja e Rektores apo Rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës duhet të jetë dhe do të jetë një proces i bazuar në meritë dhe transparencë radikale”.

Kështu deklaroi të shtunën, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila teksa njoftoi për konkursin në këtë pozitë, u bëri thirrje të aplikojnë të gjithë kandidatëve që “gëzojnë integritet, përgatitje e arritje ndërkombëtare akademike, që punojnë pa kompromis për shkencën, universitetin e publiken dhe kanë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit”.


Si Ministre e Arsimit, tha se është vendosur që të mos ndërhyjë dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje tjetër, në asnjë dimension të procesit të zgjedhjes së Rektores/Rektorit.

“Megjithatë, e kam detyrim ligjor e moral që t’i mbështes anëtarët përfaqësues të MAShTI-it në Këshillin Drejtues të UP-së që të ushtrojnë funksionin e tyre në mënyrën më profesioniste, transparente e të përgjegjshme. Bazuar në këtë, jam pajtuar me anëtarët përfaqësues të MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së që ata të marrin përsipër e të garantojnë një proces të zgjedhjes se Rektores/Rektorit, që bazohet në parimin e transparencës radikale, meritave dhe të sigurojnë monitorimit ndërkombëtar e aktivizmit civil”, shkroi ajo në Facebook.

Nagavci tutje tha se për t’iu ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, që dje ka filluar të adresojë zyrtarisht kërkesën për monitorimin e procesit të zgjedhjes së Rektores/Rektorit të ri.

“Dje iu drejtova me një letër zyrtare Ambasadorit të ShBA-së, dhe do t’i drejtojë të njëjtën kërkesë ambasadorëve të tjerë të QUINT-it dhe atij të Bashkimit Evropian, për mbështetje në këtë proces të rëndësishëm, ashtu si edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm për përmirësimin e performancës në Universitetin e Prishtinës”.

“Do t’i takojë personalisht akterët ndërkombëtarë në reformat e arsimit të lartë gjithashtu ditëve në vijim për t’iu kërkuar të njëjtën. Të njëjtën do ta bëj edhe me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që monitorojnë procese të reformave arsimore që të diskutojë me ta dhe t’iu kërkojë përfshirje direkte në këtë proces”.

Ndërsa, ka premtuar që anëtarët e MAShT-it në Këshillin Drejtues të UP-së do të jenë të pandikueshëm, profesionistë, transparentë dhe në koordinim me monitoruesit ndërkombëtarë dhe atyre të organizatave të shoqërisë civile.

“Mekanizmi do të jetë i tillë që, anëtarët e MAShT-it të Këshillit Drejtues do të organizojnë procesin zgjedhor në formë tërësisht transparente, duke u publikuar në ueb-site të UP-së planet/vizionet konkrete programore të secilit kandidat/e dhe duke mundësuar një prezantim publik të këtij programi, përfshirë intervistën. Do të ketë mundësi të adresimit të pyetjeve dhe të çështjeve me interes në analizim të programit, nga secili monitorues dhe person tjetër i interesuar”.

“I gjithë publiku ynë dhe të gjithë ata që monitorojnë do të jenë bashkëpjesëmarrës në këtë proces. Rezultatet e vlerësimit dhe monitorimit do të publikohen në ueb-site të UP-së, dhe padyshim që anëtarët përfaqësues të MAShT në Këshillin Drejtues do të votojnë/zgjedhin atë kandidate/kandidat që ka rezultuar më i/e miri/a e do të angazhohemi bashkërisht për realizimin e një projekti të ri për UP-në”.

“Me Qeverinë tonë, Rektoren/Rektorin do e zgjedh merita e saj/tij, të cilën e konfirmojnë rezultatet e monitorimit dhe zgjedhja do të jetë plotësisht e denjë për misionin e sotshëm dhe historinë që bart ky institucion”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori