LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Thaçi në KS të OKB përmendi të vërtetat e rrezikshme për Kosovën

Nagavci: Thaçi në KS të OKB përmendi të vërtetat e rrezikshme për Kosovën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “në mesin e të vërtetave faktike që i përmendi dje, janë edhe të vërtetat e rrezikshme për projektin e tij për Kosovën”.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, tha se “Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në fjalimin e tij përmendi të vërteta që ishte dashur të jenë baza e gjithë bisedimeve të deritanishme, e gjithë paraqitjeve të zyrtarëve të vendit që nga përfundimi i luftës më 1999”.


Këto plane të Thaçit, idetë e tij për kompromise të dhimbshme, që po mbështeten dhe nga ata që kinse krijuan ekip negociator, janë tragjike për vendin po të realizohen.

Postimi i plotë i Nagavcit:

“Presidentit Thaçi, qytetarët i thanë fjalët dhe qëndrimin e vet me 29 shtator!

Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në fjalimin e tij përmendi të vërteta që ishte dashur të jenë baza e gjithë bisedimeve të deritanishme, e gjithë paraqitjeve të zyrtarëve të vendit që nga përfundimi i luftës më 1999.

Por, në mesin e të vërtetave faktike që Thaçi i përmendi dje, janë edhe të vërtetat e rrezikshme për projektin e tij për Kosovën.

Ai tha ndër të tjera:

“ Shpejt, në javët dhe muajt e ardhshëm. Me një marrëveshje paqësore finale Kosovë-Serbi, ligjërisht të obligueshme në mes Serbisë dhe Kosovës me njohje të ndërsjelltë dhe pa shkëmbim të popullsisë…”

““Ne jemi gati për dialog. Ne jemi gati për vendime të vështira”

“Në Kosovë, ne mbetemi të vendosur për paqe dhe dialog me Serbinë. Për këtë qëllim, Kuvendi i Kosovës javën e kaluar miratoi rezolutën për dialog dhe strukturën e ekipit negociator, me përfshirje pozitë-opozitë dhe shoqëri civile.”

Këto plane të Thaçit, idetë e tij për kompromise të dhimbshme, që po mbështeten dhe nga ata që kinse krijuan ekip negociator, janë tragjike për vendin po të realizohen.

Por, ky projekt i Thaçit tashmë ka dështuar, cikli i së keqes do të marrë fund patjetër.

Ndonëse po plotësohet mozaiku me copëza, ndonëse e vërteta po shpërfaqet çdo ditë, qoftë nga deklaratat e presidentit, qoftë nga rezolutat e natës, qoftë ekipi i kontrabanduar negociator, qoftë nga mesazhet e BE-së që Thaçi të udhëheq negociatat e që ekipi negociator ta mbështes atë, asnjëherë kjo tablo s’do të jetë realitet.

Ky vend ka bërë mjaft sakrifica, ka duruar e falur mjaft, përderisa Serbisë i ngutet të vazhdojë negociatat, ne s’kemi asnjë nevojë të nxitojmë në këtë drejtim.

Na u tha qartë, s’ka liberalizim të vizave për Kosovën, s’ka integrime evropiane në një të ardhme të afërt, andaj dhe nxitimi jonë duhet të jetë në drejtim të kërkimit të llogarisë nga ata që na sollën në këtë gjendje dhe në drejtim të zhvillimit të vendit, përmirësimit të arsimit, të shēndetësisë e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori