LAJMI I FUNDIT:

Nagavci sërish bënë thirrje për fillimin e mësimit, injoron akuzat nga SBASHK-u për shantazhe e presion ndaj mësimdhënësve

Nagavci sërish bënë thirrje për fillimin e mësimit, injoron akuzat nga SBASHK-u për shantazhe e presion ndaj mësimdhënësve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u ka bërë sërish thirrje mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit, që të ndërpresin grevën dhe të rifillojë mësimi në shkollat e Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Nagavci ka shkruar se punëtorët e arsimit janë trajtuar dinjitetshëm dhe pozicioni i tyre është më i mirë tash në Ligjin për Paga, sesa ka qenë paraprakisht.


“Në ligjin për paga të anuluar nga Gjykata Kushtetuese, paga bazë e një mësimdhënësi të shkollës së mesme të lartë ka qenë sa 26% të pagës më të lartë në vend, ndërsa me projektligjin e ri është 32% e pagës më të lartë; paga e një mësimdhënësi në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ka qenë 23-24.5% e pagës më të lartë, ndërsa tani është 31%; etj. Pra, punëtorët e arsimit jo vetëm që janë trajtuar dinjitetshëm, por edhe është përmirësuar pozicionimi i atyre që ishin diskriminuar me ligjin e kaluar. Nuk ka më lënie anash të mësuesve klasorë 1-5 dhe pagë më e ulët për ta, sikur edhe për sekretarët, bibliotekistët, psikologët e pedagogët në shkolla, të cilët ishin trajtuar në mënyrë jo të mirë në ligjin e fundit”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka theksuar se Projektligji i pagave iu ofron mësimdhënësve më shumë sesa vetë përfaqësuesit e SBASHK-ut, ishin pajtuar në ligjin e kaluar.

“Projektligji për pagat në sektorin publik tashmë është në dëgjim publik. Ky Projektligj ofron shumë se ajo më të cilën ishin pajtuar përfaqësuesit e SBASHK-ut në ligjin e fundit. Ftoj të gjithë mësimdhënësit në Kosovë që të fillojnë mësimin dhe ndërkohë të japin edhe kontributin e tyre me komente e sugjerime, që të kemi një Projektligj sa më të mirë për pagat.  Do të jemi gjithmonë pranë mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë të arsimit për të tejkaluar  çdo vështirësi dhe së bashku të kujdesemi që fëmijëve tanë t’ju ofrojmë arsimim cilësor”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Kurse kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj gjatë ditës së diele i tha Telegrafit se është pikërisht ministrja Nagavci ajo që po u bënë presion shkollave të hapen, ku si pasojë e këtij presioni dhe shantazhi disa prej tyre edhe kanë filluar të hapen.

“Në takimet që i mbajmë çdo ditë, jemi duke e analizuar situatën, ka disa shkolla aty këtu ku ka filluar mësimi që të njëjtat janë të njohura edhe për opinionin. Kjo hapje ka ndodhur pas presioneve të papara që u janë bërë ndaj grevistëve kudo, qoftë me vizita qoftë me mesazhe dhe të tjera. Zonja Nagavci nuk ka pushuar së shkuari nëpër komunat të cilat ajo ka menduar se më lehtë do t’i ecë fjala. Në Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Gjakovë për çudi janë bërë presione dhe këtë nuk mund ta fsheh Qeveria. Presioni po bëhet nga zonja Nagavci konkretisht”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori