LAJMI I FUNDIT:

Nagavci, SBASHK-ut: Kërcënimet tuaja për grevë nuk mund të vazhdojnë më, procesi mësimor do të nis sipas përgatitjeve

Nagavci, SBASHK-ut: Kërcënimet tuaja për grevë nuk mund të vazhdojnë më, procesi mësimor do të nis sipas përgatitjeve
Foto: Arkiv

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se MASHTI në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ajo ka shtuar se paralajmërimet e SBASHK-ut për ndërprerje të procesit mësimorë nuk kanë arsyetim.

“Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. SBASHK gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron”, ka shkruar Nagavci.


Ajo ka shtuar se përpara kemi një rrugë të gjatë së bashku edhe këtë vit mësimor dhe sfidat nuk do të mungojnë.

“Çdo orë dhe ditë mësimore është përgjegjësi ndaj nxënësve për një shkollim më të mirë”, u shpreh Nagavci.

SBASHK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Ymeri: Qeveria ka afat dhe sot për bisedime
Lexo po ashtu SBASHK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti, Ymeri: Qeveria ka afat dhe sot për bisedime

Postimi i plotë:

MASHTI në koordinim me komunat i ka bërë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Angazhimi ynë është shumë dimensional, në përmirësimin e infrastrukturës në shkolla, avancimin e infrastrukturës ligjore, që të kemi staf të kualifikuar, tekste cilësore, kabinete e laboratore, në mënyrë që t’i përmirësojmë rezultatet në arsim.

Ne jemi të përkushtuar dhe me plot vullnet për fillimin e vitit të ri mësimor. Të njëjtin vullnet e sheh kudo në të gjitha shkollat në vend. Falënderuese e mirënjohëse ndaj të gjithë mësimdhënësve që punojnë pa u lodhur për zhvillimin e gjeneratave të reja, për përkushtimin në klasë, përkushtimin për nxënës, pasionin për mësimdhënie.

Pagë dhe kushte të dinjitetshme për mësimdhënësit tanë. Ky premtim do të jetësohet me Ligjin e ri për paga. Mësimdhënësit tanë të të gjitha niveleve pa përjashtim, janë trajtuar me kujdes të veçantë. Jo neglizhim i mësimdhënësve dhe edukatoreve të nivelit parashkollor, por paga dhe kushte te punës së favorshme.

Përkundër gjithë punës sonë, mësimdhënësit janë epiqendra e reformës në arsim, andaj dhe ky rrugëtim i ynë është i përbashkët me ta.

Ristrukturimi i procesit të vlerësimit të performancës, licencimit dhe zhvillimit profesional të mësimdhënësve do t’i japin kuptim edhe rritjes në paga.

Paralajmërimet e SBASHK për ndërprerje të procesit mësimor kundrejt rritjes në paga nuk kanë arsyetim! Ky cikël i përsëritshëm i kërcënimeve nuk mund të vazhdoj më. SBASHK gëzon të drejtë të garantuar ligjore për organizim dhe reagim sindikal, por nuk mund të cenoj të drejtën kushtetuese të nxënësve për shkollim. Nuk ndërpritet procesi mësimor sa herë që dikush dëshiron!

Jam shumë e bindur në përkushtimin e mësimdhënësve dhe përgjegjësinë që të njëjtit ndjejnë ndaj nxënësve. Sindikatat janë partneri ynë social, andaj dhe kemi shqyrtuar çdo kërkesë të tyre. Projektligji i ri i pagave adreson rangimin e punëtorëve të arsimit edhe më mirë sesa SBASHK-u kishte kërkuar e që ishte pajtuar, me ish-qeverinë, andaj edhe procesi mësimor s’bën të pengohet.

Kemi një rrugë të gjatë së bashku edhe këtë vit mësimor dhe sfidat nuk do të mungojnë. Çdo orë dhe ditë mësimore është përgjegjësi ndaj nxënësve për një shkollim më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori