Anëtarja e kryesisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, duke komentuar rezultatet zgjedhore ka thënë se nesër presin shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Ajo në një intervistë për emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com, ka folur edhe për disa tema tjera si marrëveshjen finale ndërmjet LVV-së dhe LDK-së , formimin e Qeverisë së ardhshme, ndarjen e ministrive, Lista Serbe si pjesë apo jo e Qeverisë.
Nagavci ka thënë se ndonëse procesi zgjedhor është kryer me sukses duhet akoma të punohet në Ligjin për Zgjedhjet.
“Nesër do të shpallen rezultatet preliminare përfundimtare, sepse pas shpalljes së votave të secilit kandidat dhe të subjekteve, ka afat 24 orë për ankesa. Mendoj se ishte një proces shumë i mirë zgjedhor i monitoruar nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar. Por ky proces tregon se ka akoma për t’u bërë sidomos duhet të shtyhet përpara Ligji i Zgjedhjeve. Në legjislaturën e ardhshme LVV do të ketë 32 deputet”, ka theksuar ajo.

Lidhur me takimet e grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së, ajo theksoi se kanë pasur përafrime për dikastere të ndryshme, duke përmendur edhe deklaratat në rrjetet sociale të zyrtarëve të dy partive.
“Për ne janë më rëndësi diskutimet që diskutohen brenda grupeve. Jashtë bisedës së diskutimeve mund të ketë pasur deklarata të individëve të cilët nuk kanë quar peshë, dhe ishin qëndrime individuale që nuk kanë ndikuar në zhvillimin e bisedimeve. Bisedimet janë në fusha sektoriale si drejtësi, arsim, shëndetësi, ekonomi. Të enjten do të diskutohet për çështjet sociale, ndërsa ditëve në vazhdim do të diskutohet për çështjet që nuk ka pasur përafrime. Pajtueshmëria ka qenë kryesisht në çështje parimore, se si duhet të evitohen ndikimet partiake në institucione, agjenci, borde. Ka pasur pajtime për prioritetet në fushat specifike si çështjet e arsimit, mbështetje të mësimdhënësve, depolitizim të bordeve dhe agjencive. Pajtueshmëri ka edhe për numrin e ministrive, ku 12 do të jenë. Pra do të jenë 4 ministri që do të jenë më të mëdhatë ndërsa të tjerat mund të shkrihen”, ka thënë ajo.

Nagavci ka theksuar se brenda dy javësh presin të arrijnë marrëveshjen finale me LDK-në.
“Kemi pasur disa mospajtime sa i përket fushës së ekonomisë. Kjo pasi që ne jemi partie majtë, ata e djathtë, dhe janë disa çështje si privatizimi, ndërmarrjet publike ku presim pajtueshmëri. Ndërsa pas certifikimit, presim që brenda dy javëve të arrijmë marrëveshjen finale me LDK-në. Disponimi është i madh mjaft në takime, sidomos në takimin ku kam qenë unë ishte edhe vetë zoti Haziri, dhe na kanë mirëpritur në zyrat e LDK-së. Kemi folur në aspekt kryesisht sektorial dhe profesional. Kanë mbetur shumë pak tema që do të diskutohen ku ka hapësirë për të harmonizuar disa çështje të tjera”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera Nagavci në këtë intervistë ka deklaruar se presin që sa më parë të përfundoj shpallja e rezultateve dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve për të ndaluar keqpërdorimin e buxhetit dhe të vendimeve tjera./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rrahje në një lokal në Gjakovë, përdoret edhe thika – arrestohen gjashtë persona

Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çka ndodh me Kosovën?

Kurti për vrasjet në Kosovë: Kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë bazohen në “qehret” e palëve

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler