LAJMI I FUNDIT:

Nacionalizmi dhe Globalizimi

Nacionalizmi, si sistem apo mënyrë e besimit, si një ideologji dhe si lëvizje politike dhe shoqërore ka pasur një rol të rëndësishëm në krijimin e botës moderne. Nacionalizmi po ashtu ka luajtur rol qendror në proceset konfliktuoze të globalizimit. Si ideologji, nacionalizmi ofron një sistem idesh mbi organizimin e njerëzimit në bashkësi apo komunitete etnike, pastaj për formën e organizimit politik dhe për marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme. Nacionalizmi edhe pse është në kontradiktë me globalizimin, në një formë është promovuar nga globalizimi sidomos përmes proceseve të migrimit, të tregtisë së lirë, transnacionalizmit kulturor, dhunës politike (duke parë raste të ndryshme apo individë janë inspiruar për veprime të tilla) etj. Por ka qenë edhe një burim serioz konfliktesh në periudhën pas Luftës së Ftohtë. Ironia me nacionalizmin është pikërisht se si ideologji nënvizon karakterin e veçuar të kombeve dhe shteteve por në vetvete është edhe një rezultat i një procesi global ku të gjitha shtetet janë të kyçura në një sistem të vetëm politik dhe normativ ndërkombëtar.

Globalizimi, në anën tjetër shihet si një formë e integrimit të shteteve dhe shoqërive, lirisë më të madhe, qarkullimit më të madh të njerëzve dhe mallrave, ofrimit të mundësive më të mëdha për njerëzit. Pastaj proceseve të liberalizimit politik, bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, veprimit të korporatave multinacionale dhe OJQ-ve, ndikimit të medieve globalisht etj.


Në dekadat e fundit ekziston fokusi edhe te ajo që dallon njerëzit, traditat, identitetin, kulturën, etnicitetin, pra politika e dallimit apo nacionalizmi me fjalë tjera. Kjo ka implikime edhe për globalizimin, në fakt nacionalizmi nuk ka vdekur, me gjasë ka “fjetur për një kohë” . P.sh. në vitet e ’60-ta në Japoni ka ekzistuar një krenari kombëtare, një interes kombëtar dhe mision nacional por nuk është quajtur nacionalizëm. Situatë e ngjashme ka qenë edhe në Gjermaninë e asaj kohe. Kurse në shekullin 21 meqenëse është krijuar një treg global, qarkullim global i mallrave dhe teknologjisë si dhe njerëzve, kjo provokon reagime dhe përgjigje “nga ato shtete që ndihen se interesat e tyre janë rrezikuar”.

Në këtë kontekst mund të thuhet se nacionalizmi lind edhe si reagim ndaj globalizimit por në një mënyrë nacionalizmi është edhe produkt i globalizimit në kuptimin pozitiv. P.sh. rënia e shteteve multietnike si ish BRSS, ish RSFJ, etj., ka ndodhur edhe për arsye se njerëzit e dinë rëndësinë e lirisë për një vend si dhe angazhohen për identitet kombëtar dhe të drejtat e tyre. Si dhe presionet ekonomike dhe sociale përveç dështimit të këtyre shteteve në aspektin politik dhe demokratik si dhe shkeljen dhe abuzimin e të drejtave të njeriut deri edhe tek kampanjat për spastrim etnik (rasti i Serbisë p.sh. në Kosovë, Bosnjë, Kroaci dhe i Rusisë në Çeçeni etj.). Këtë proces e ndihmuan edhe informatat dhe komunikimi masiv duke iu falënderuar pra procesit të Globalizimit dhe lirisë së medieve.

Nacionalizmi si doktrinë në thelb thërret për krijimin e shteteve të pavarura etnike dhe jo gjë ka ndodhur edhe me vendet e zhvilluara por në periudha të mëhershme kohore. Nacionalizmi i referohet identitetit, kulturës dhe historisë së një populli.

Disa faktorë që promovojnë nacionalizmin janë:
Humbja e ekonomisë dhe kontrollit vendor në duar të investitorëve të huaj, armiqësia ndaj imigracionit, frika për papunësi, mospëlqimi i kulturave të huaja, frika nga terrorizmi dhe subverzionet, armiqësia ndaj medies globale, plani/ atraksioni për secesion apo ndarje etj.

Disa faktorë që pengojnë nacionalizmin janë:
Ligji ndërkombëtar, ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, prosperiteti dhe mirëqenia e gjerë, integrimi ekonomik, migrimi, udhëtimet dhe kërcënimet globale, turizmi, punësimi jashtë vendit, komunikimet globale, fundja e besimit në sovranitetin ekonomik etj.

Nacionalizmi pozitiv dhe Kosova

Nacionalizmi në kohët moderne ka hequr referencat e kaluara të shteteve në sundues, dinasti dhe religjion dhe ka krijuar një sistem në të cilin shtetet justifikohen me argumente se përfaqësojnë popujt dhe vullnetin e tyre. Nga kjo janë krijuar “shtetet-kombe” dhe në këtë kontekst kemi edhe parimin e të drejtës së vetëvendosjes për kombet, sipas të cilit parim të gjitha kombet kanë të drejtë të vendosin për fatin e tyre qoftë të jenë të pavarura apo të jetojnë në bashkësi shtetesh. “Nacionalizmi në këto dekadat e fundit (dy shekujt por sidomos tri dekadat e fundit) rrjedhimisht është bërë baza etike, morale e shteteve dhe sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, si referencë më qendrore, të mbledhura në OKB. Nacionalizmi po ashtu ka legjitimuar shtetet dhe është promovuar nga ato si pjesë e proceseve të shtetndërtimit (Baylis and Smith: The Globalization of World Politics, Oxford University Press, 2005)

Në Kosovë, nacionalizmi pozitiv ka ekzistuar vazhdimisht por është fuqizuar shumë sidomos me lëvizjen paqësore të shqiptarëve për “Liri, Pavarësi dhe Demokraci”, të organizuar dhe dizajnuar nga LDK-ja dhe udhëhequr nga Presidenti historik dhe vizionari, Dr. Ibrahim Rugova për një dekadë kurse në etapën përfundimtare edhe me angazhimin e UÇK-së apo lëvizja e armatosur shqiptare për liri. Dihet pastaj se me ndihmën edhe të NATO-s, Kosova arriti të çlirohet nga okupuesi shekullor serb dhe që nga shkurti 2008 është shtet i pavarur dhe Sovran. Në fakt, Kosova është ligjërisht një “shtet i qytetarëve të saj”, siç ceket në Kushtetutën e Republikës dhe kjo pranohet gjerësisht por duhet nënvizuar faktin se lëvizja nacionale për pavarësi ka luajtur rol vendimtar në krijimin e shtetit të Kosovës, që tani po vazhdon procesin e shtetndërtimit dhe që ka për vizion integrimet-euroatlantike si dhe zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të vendit.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori