LAJMI I FUNDIT:

N.P. “Rrugët e Maqedonisë“ ndryshon uniformat dhe largon gjuhën shqipe!

N.P. “Rrugët e Maqedonisë“ ndryshon uniformat dhe largon gjuhën shqipe!

“Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë“ fundin e vitit të kaluar e ka shënuar me një skandal regresiv që uniformat e vjetra i ka zëvendësuar me uniforma të reja që në fakt bashkë me uniformat e reja ka sjellë edhe probleme të reja.

Në realitet çështja e mos respektimit të gjuhës shqipe nuk është problem i ri sepse daton më herët, por në rastin në fjalë është problem i ri pasi uniformat e vjetra ishin pa këtë problem, respektohej gjuha shqipe në kuadër të ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, edhe pse me gabime drejtshkrimore në zbatim. Drejtori i kësaj Ndërmarrjeje është Konstadin Acevski, ish deputet i LSDM-së në legjislaturën e kaluar, e që tashmë një vit është në krye të këtij institucioni. E pikërisht gjatë mandatit sa Acevski ishte deputet është votuar edhe nga dora e tij ligji për Përdorimin e Gjuhëve në vitin 2018, por që tani i njëjti vetëm nga pozicioni i drejtorit nuk e respekton ligjin që e ka votuar ky personalisht dhe e gjithë partia e tij LSDM. Megjithatë, komoditeti i mos respektimit të gjuhës shqipe nuk vjen vetvetiu por edhe nga “gjumi dimëror” në të cilin ka rënë Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, që as nuk inspekton e aq më pak të dënojë në kuadër të mekanizmave që i posedon.

Kujt i pengoi gjuha shqipe në uniformat e N.P. “Rrugët e Maqedonisë” ?


Në vend atë avancimit në këtë institucion po ndodhë e kundërta, kemi kthim mbrapa me probleme katastrofale. Gjuha shqipe ishte në uniformat e të punësuarve në këtë ndërmarrje, por me prurjen e uniformave të reja në të cilat u ndryshua edhe emri i ndërmarrjes nga N.P. “Rrugët e Maqedonisë”, në “N.P. për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale”, bashkë me këtë u ndryshua edhe gjuha shqipe, në fakt nuk u ndryshua por u avullua dhe u largua tërësisht, e pse ndodhi kjo nuk dihet ende dhe realisht nuk po kërkon askush llogari për këtë as institucionet që janë të obliguar ligjërisht të përkujdesen për zbatimin e gjuhës shqipe.

Këto janë uniformat e reja, me emrin e ri të Ndërmarrjes si dhe vetëm në një gjuhë atë maqedonase, duke e larguar gjuhën shqipe ashtu siç figuronte në uniformat e vjetra.

Ende mbetet enigmatikë shkaku i ndryshimit të uniformave dhe largimi i gjuhës shqipe nga uniformat. Sidomos në kohën kur bëhen përpjekje maksimale për rikthimin e dinjitetit të gjuhës shqipe edhe në Kushtetutë, Ndërmarrja në fjalë vlerëson që nuk duhet të ekzistojë gjuha shqipe më në këto uniforma, e kjo është shkelje e ligjit si dhe shprehje e hapur të paragjykimeve për komunitetin shqiptarë në vend, si dhe diskriminim klasik.

Uniformat e vjetra në të cilat Ndërmarrja kishte këtë emër dhe ishin në dy gjuhë, edhe pse me gabime drejtshkrimore të paktën vërehen përpjekje drejt zbatimit, por tani më as me gabime e as pa gabime nuk gjendet askund mbishkrimi në gjuhën shqipe në uniformat e kësaj Ndërmarrjeje.

Përmes kësaj fotoje dëshmohet si kanë qenë mbishkrimet në uniformat e N.P. “Rrugët e Maqedonisë” në dy gjuhë ashtu edhe si e kërkon ligji për Përdorimin e Gjuhës. Por, për zbatimin e këtij ligjit ekziston edhe një institucion i posaçëm që është Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, e që për ironi ky institucion udhëhiqet nga një shqiptar tjetër, Fatmir Iseni, i cili nuk po i shfrytëzon mekanizmat inspektuese dhe ndëshkuese të institucionit që po e udhëheq.

Çfarë punë bënë N.P. “Rrugët e Maqedonisë” ?

Kjo Ndërmarrje ka më shumë detyra dhe obligime, mes të cilave janë kujdesi i rregullt gjatë kushteve dimërore të rrugëve magjistrale dhe regjionale, projektim i objekteve më të vogla në rrugë, asfaltimin e akseve më të vogla si dhe mbylljen e gropave, projektimin, përpunimin dhe rregullimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal të rrugëve, mbrojtjen e rrugëve, numërimin e tyre në mënyrë automatike ose me dorë, kadastër i rrugëve dhe urave, shërbimi për informimin të gjendjeve në rrugë etj.

Kujtojmë që, në ligjin për përdorimin e gjuhëve është e përcaktuar kjo çështje me precizitet, edhe pse në realitet konsiderohet si përmbajtje diskriminuese për shqiptarët duke u identifikuar gjuha shqipe vetëm me përqindje, dhe jo si gjuhë që e flasin shqiptarët, pra si gjuhë shqipe, por edhe ky ligj diskriminues nuk zbatohet.

Në nenin 1 të këtij ligji thuhet: Në tërë territorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj. Por, ky ligj është i panevojshëm për drejtorin e N.P. “Rrugët e Maqedonisë”, Kostadin Acevski, pasi po i njëjti këtë ligj nuk e përfill edhe pse e ka votuar gjatë mandatit të tij si deputet i LSDM-së, tani si drejtor e shkel me dy këmbë dhe për këtë nuk ka asnjë reagim as nga institucionet që janë përgjegjëse dhe kanë mekanizmat ndëshkuese./Zhurnal

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori