LAJMI I FUNDIT:

MZHR hap thirrjen për grante për bizneset fillestare dhe bizneset e vogla

MZHR hap thirrjen për grante për bizneset fillestare dhe bizneset e vogla

Zëvendësministri  i Zhvillimit Rajonal, Bashkim Nurboja, ka njoftuar se bizneset fillestare dhe bizneset e vogla mund të aplikojnë tashmë për grante.

Nurboja përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se si janë të ndara grantet, transmeton Telegrafi.


“Ministria e Zhvillimit Rajonal ka hap thirrjen për grante për bizneset fillestare dhe bizneset e vogla.
Ftojë bizneset të shikojnë ueb faqen e MZHR (linku më poshtë) dhe të informohen me kushtet e aplikimit dhe mundësitë tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

Grantet janë të ndara në tri Lote:

Loti 1 – Start-up
Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €;
Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 €;
Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla
Nga 15,001.00 € – 30,000.00 €.

https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/