Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se katër muaj nga dita e publikimit të kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” e cila do t’i ketë kapacitetet prej 500 megavateve, derisa kostoja e saj, do të shkojë në vlerë prej 1 miliard e 300 milionë eurove, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ende nuk ka arritur që këtë kontratë ta përkthejë në Gjuhën Shqipe.
Më 19 janar të këtij viti, ditën kur u publikua kontrata prej më shumës e 1000 faqe në Gjuhën Angleze e Termocentralit “Kosova e Re, ministri Valdrin Lluka kishte thënë se kjo po bëhet për hir të transparencës dhe kishte premtuar përkthimin e saj në Gjuhën Shqipe.
“Të gjithë qytetarët kanë qasje të hapur në kontratën e pa prekur që do shpërndahet në të gjitha format, në ueb faqen e ministrisë dhe ta diskutojmë në ditët në vijim për çdo pyetje që kemi rreth asaj kontrate. Qëllimi ishte të jemi transparent në punën e bërë nuk ka asnjë ndryshim nga kontrata nga ajo që e kemi nënshkruar para vitit të ri”, kishte thënë ministri Lluka.
Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), kanë treguar për Telegrafin se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe investitori amerikan Contour Global, janë pajtuar që gjuha e kontratave të jetë gjuha angleze.
Sipas tyre, kontratat janë përgatitur dhe nënshkruar në gjuhën angleze.
“Mirëpo, duke qenë se janë 8 kontrata komerciale me një numër të konsiderueshëm të faqeve, kur duhet te cekim se gjuha e kontratave është shumë teknike dhe specifike, përkthyesit e angazhuar nga MZHE kanë kërkuar kohë shtesë në mënyrë që përkthimi të bëhet sa më profesional dhe duke i qëndruar besnik versionit origjinal. Andaj, ne do t’i bëjmë publike kontratat e përkthyera në momentin e parë që të na dorëzohen nga përkthyesit”, është thënë në përgjigjet e Zyrës për Informim në MZHE për Telegrafin.
Ndryshe, diskutimet për projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” kanë filluar që nga viti 2005. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova