LAJMI I FUNDIT:

Myslimania e vetme me hixhab në Shtëpinë e Bardhë, tregon pse u largua pasi Trump mori presidencën (Foto/Video)

Myslimania e vetme me hixhab në Shtëpinë e Bardhë, tregon pse u largua pasi Trump mori presidencën (Foto/Video)

Zyrtarja e Këshillit për Siguri Kombëtare, Rumana Ahmed, ishte e vetmja grua myslimane me hixhab në Shtëpinë e Bardhë, kur u vendos presidenti i ri Donald Trump në Zyrën Ovale.

Ajo kishte arritur të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë vetëm tetë ditë pas ardhjes së Trumpit në krye të vendit, kurse në një interviste dhënë revistës “The Atlantic” e ka përshkruar eksperiencën e saj në administratën e presidentit të ri amerikan, transmeton Telegrafi.


“Më kanë punësuar në Shtëpinë e Bardhë, sapo përfundova fakultetin. Detyra ime ka qenë të promovoj dhe mbrojë atë çfarë më së miri e përfaqëson vendi im. Kam qenë gruaja e vetme me hixhab, por në administratën e Obamës jam ndjerë gjithmonë e mirëpritur”, ka deklaruar ajo.

“Si shumica e myslimanëve, e kam kaluar gjithë vitin 2016 duke shikuar me habi dhe tronditje se si Donald Trump po degradonte komunitetin tonë. Pavarësisht kësaj-apo ndoshta pikërisht për këtë – vendosa të qëndrojë në mesin e stafit të Këshillit për Siguri Kombëtare gjatë administratës së Trumpit, dhe t’ia shpjegoj presidentit të ri dhe ndihmësve të tij një vështrim tjetër për Islamin dhe myslimanët e Amerikës. Por nuk kam mundur të duroj më shumë se tetë ditë”, ka shtuar ajo.

“Kur Trump dha urdhrin që t’ua ndalojë hyrjen në Amerikë qytetarëve nga shtatë vendet myslimane dhe të gjithë refugjatëve nga Siria, e kam ditur se më nuk do të mund të qëndrojë dhe të punojë për një administratë e cila mua dhe popullin tim nuk i shikon si bashkëqytetar por si kërcënim”, ka thënë Ahmed.

“Atë natë para se të largohesha jam përshëndetur me kolegët, shumica e të cilëve gjithashtu janë larguar. E informova këshilltarin e Trumpit në Dhomën e Lartë, Michael Anton me të cilin e ndaja zyrën, se unë po largohesha. Por më befasoi kur më pyeti nëse po largohen nga qeveria përgjithmonë, por unë vazhdova të ecja pa  e thënë asnjë fjalë”, ka thënë për fund Ahmed. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori