"Mysafir i padëshiruar" - momenti kur një gjarpër helmues gjendet brenda një dollapi të rrobave

Një kapës gjarpërinjsh australian iu përgjigj një thirrjeje në Queensland ku një gjarpër i zi helmues me bark të kuq u gjet i fshehur në një dollap.
Një video e postuar në Facebook tregon Stuart McKenzie teksa e kap gjarprin nga bishti dhe e vendos në një qese për ta zhvendosur në natyrë.
"Ky gjarpër i vogël dhe i bukur u fut fshehurazi në shtëpi dhe gjeti një cep të vogël komod për të fjetur, derisa erdhi Stu", thuhej në postim.
Organizata tha se shumica e gjarpërinjve që pushtojnë shtëpitë e gjejnë rrugën e tyre përmes dyerve të garazhit, dyerve rrëshqitëse dhe rrjetave. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































