LAJMI I FUNDIT:

Myftinia e Tetovës: Disa persona kanë tentuar të hynë me forcë në objektin tonë

Myftinia e Tetovës: Disa persona kanë tentuar të hynë me forcë në objektin tonë

Myftinia e Tetovës sot ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme pranë objektit të tyre, nga ku thonë se disa persona, të shoqëruar edhe nga policia kanë tentuar të hynë me forcë në Myftyni.

BFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në të
Lexo po ashtu BFI: Zyrat e Myftinisë në Tetovë janë të uzurpuara nga persona të panjohur dhe jo të punësuar në të

“Sot në orët e mëngjesit, i ashtuquajturi UD, bashkë me disa shok, të shoqëruar edhe me disa policë, tentuan në mënyrë brutale dhe të dhunshme të hynë në Myftininë e Tetovës, me vendime antikushtetuese dhe joligjore të Shaqirit, i cili çdo ditë sajon dhe nxjerr vendime, duke e keqpërdor Kushtetutën e BFI-së dhe Ligjet Shtetërore!


Myftinia e Tetovës bashkë me Myftiun legjitim, Qani Nesimi, punëtorët dhe anëtarët e Myftinisë, imamët, myezinët, mualimët dhe Këshilltarët e Xhamive të ndryshme, mbrojtën institucionin e Myftinisë nga kjo dhunë! Ndërkaq, “Njoftimi” i sotëm i Bashkësisë Fetare Islame, përmban plot të pavërteta dhe vendime antikushtetuese të BFI-së. Ne mbrojmë institucionin e Myftinisë së Tetovës, duke respektuar Kushtetutën e BFI-së dhe rregulloren e Myftinisë. Këtë e shihni në vendimet e Myftinisë që i keni më poshtë!”, thuhet në njoftim.

Nga atje kërkojnë që organet shtetërore kompetente, duke u nisur nga Kryetari i Shtetit me kabinetin e tij, Stevo Pendarovski, nga Kryeministri i Qeverisë Teknike, Talat Xhaferi me kabinetin e tij, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me bashkëpunëtorët e tij, partitë politike nga pozita dhe opozita, që të marrin masa ndaj veprimeve antikushtetuese të Shaqir Fetait dhe të ashtuquajturit ushtruesit të detyrës, si dhe të mos keqpërdorin autoritetin e shtetit, duke përdorur policinë shtetërore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori