LAJMI I FUNDIT:

Myftinia e Dibrës rekomandon që besimtarët lutjet t’i bëjnë në shtëpi

Myftinia e Dibrës rekomandon që besimtarët lutjet t’i bëjnë në shtëpi

Për shkak të seriozitetit të përhapjes së coronavirusit, Myftinia e Dibrës përmes një komunikate kërkon nga besimtarët që lutjet t’i bëjnë në shtëpitë e tyre.

Nga Myftinia thonë se edhe pse është e drejtë e çdo besimtari të vendosë se ku do t’i bëjë lutjet, në xhami ose shtëpi, kërkojnë që besimtarët të qëndrojnë në shtëpi me qëllim që ta mbrojnë veten dhe të tjerët.


“Në konsultim me Rijasetin e Bashkësisë Islame, kërkohet nga të gjithë besimtarët, veçanërisht nga më të moshuarit dhe të sëmurët kronik, që gjatë dy javëve të ardhshme, pesë lutjet ditore t’i bëjnë në shtëpi. Do të anulohen të gjitha ligjëratat”, thonë nga Myftinia e Dibrës.

Kjo myftini i përfshinë Komunën Qendër Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë.

Ndryshe, nga nëntë rastet e konfirmuara me coronavirus, shtatë janë nga rajoni i Dibrës./Telegrafi/