LAJMI I FUNDIT:

MWC 2018: Huawei prezanton Matebook X Pro (Video)

MWC 2018: Huawei prezanton Matebook X Pro (Video)

Huawei është prodhues që rrallëherë asociohet me kompjuterë mirëpo modeli i ri i laptopit të saj, Matebook, e ka hapur rrugën në këtë drejtim.

Në Kongresin Botëror Mobil, Huawei ka zbuluar modelin e ri të laptopit të saj Matebook X Pro, i cili ka vendosur standarde të reja për laptopët e vegjël.

Matebook X Pro është një laptop i hollë që bazohet në Windows 10 me ekranin prej 14”. Dimensionet e Matebook X Pro janë vetëm 14.6 mm në hollësi. Trupi i plotë nga alumini e bën atë të duket bukur si dhe të ofrojë një përvojë të kënaqshme gjatë përdorimit.