LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Zgjodhëm presidentin, shpëtuam vendin nga anarkia

Mustafa: Zgjodhëm presidentin, shpëtuam vendin nga anarkia

Pas pjesëmarrjes në Forumin e Nivelit të Lartë me temë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa theksoi se me zgjedhjen e presidentit, vendi shpëtoi nga anarkia.

Më poshtë mund të gjeni pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e kryeministrit Isa Mustafa:


Se a do të ketë ndryshime në Qeveri, Mustafa ka thënë se ende nuk kanë biseduar me partnerin e koalicionit.

“ Tash do të ulemi këto ditë do ta diskutojmë dhe në momentin që merremi vesh unë ju garantoj se do t’ju thërras, do t’ju  informoj”, tha Mustafa.

Kreu i Qeverisë tha se ka nevojë për një freskim të kabinetit qeveritar.

“Do të shohim se si Qeveria mund të jetë më efiçiente, si mund të bashkërendis edhe më mirë punët në të gjitha fushat, por mbetet tash që të ulemi pas kësaj, ta shqyrtojmë, ta analizojmë edhe njëherë përfundimisht situatën dhe të marrim vendim”.

Kryeministri ka folur edhe për sulmin ndaj zyrave të LDK-së.

“Gjendja në LDK është e shkëlqyeshme. Brenda LDK-së nuk ka asnjë problem. Ka problem jashtë LDK-së, sepse po e sulmojnë LDK-në dhe po tentojnë që të gjitha llogaritë t’ia faturojnë LDK-së. Është e padrejtë, sepse LDK-ja në këtë rast është një parti shtetformuese, parti e cila  ka përgjegjësi për ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe njerëzit tanë në Kuvend dhe jashtë Kuvendit e kanë bërë atë”, tha ai. /Telegrafi/